Bllokohet në port "China Nave"

16/04/2005 Pritësi i mallit iu shmang detyrimeve doganore
DURRËS – Dogana e Durrësit ka bllokuar përpunimin e ngarkesës së një anije të huaj, pasi pritësi i mallit ka kundërshtuar të paguajë taksën doganore. Anija kineze “Chainat Navee” Bankok ka hyrë në portin e Durrësit dy ditë më parë dhe është vendosur në kalatën shtatë të këtij porti, në pritje të shkarkimit të ngarkesës.
Burime nga porti bëjnë të ditur, se anija ka si ngarkesë pajisje për fabrikën e re të çimentos në Fushë-Krujë dhe se e gjithë sasia e mallit të importuar është për llogari të kompanisë kineze CBM Co, sipërmarrëse e ndërtimit të linjës. Anija kineze me flamur tajlandez ka zënë 165 ml kalatë dhe bllokimi i përpunimit të mallit do i shkaktojë agjencisë “Pelikan” 8 mijë dollarë në ditë gjobë. Sipas kontratës së nënshkruar mes agjencive të transportit dhe atyre të përpunimit, anija e huaj do të shkarkonte mallin për 7 ditë e gjysmë, ndërkohë që kanë kaluar dy ditë dhe procesi përpunues është ndërprerë.
Sipas burimeve nga dogana, përgjegjësia e kësaj situate është e pritësit të mallit “Seament Group Libanez”, pasi pritësi nuk ka të përcaktuar tarifën e taksës doganore për pjesën e dytë të faturës. Pajisjet e transportuara në rrugë detare me anijen kineze kapin vlerën e 13.5 milionë dollarë, por kundërshtimi për të paguar doganë është për një pjesë të vlerës së mallit.
Në degën e doganës së Durrësit thuhet se “nuk është përcaktuar tarifa e taksës doganore për pjesën e dytë të faturës të mallit me vlerë rreth 4 milionë dollarë”.
“Seamens” pretendon se nuk duhet paguar doganë për investimet e huja të drejtpërdrejta, gjë që është kundërshtuar nga dogana. Ajo që ka shkaktuar edhe vonesën në nisjen e punës është fakti se në faturë nuk është cilësuar lloji i materialit, që mund të jetë për konstruksion apo parafabrikat.
Sipas burimeve të doganës, mësohet se në materialet e futura në vendin tonë për konstruksion, tarifa doganore është 15 për qind e vlerës së mallit, ndërsa nëse kemi të bëjmë me materiale në parafabrikat tarifa është 2 për qind. Të njëjta burime saktësojnë se pritësi nuk e ka të cilësuar në faturën e dytë pajisjet e së cilës kapin vlerën e përgjithshme 4 milionë dollarë. Të njëjta burime theksojnë se për pajisjet e tjera në vlerën 9.5 milionë dollarë pritësi do të paguajë doganë 2 për qind të vlerës dhe se për këtë paketë nuk ka mosmarrëveshje.
Palët presin reagimin e Tatimeve
Të paktën pesë ditë për zgjidhjen e çështjes
Për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes palëve do të duhet të pritet shkresa nga Dega e Doganës.
“Departamenti i Vlerës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve duhet të përcaktojë se në cilën pikë të tarifës së detyrimit doganor duhet të klasifikohet materiali ende i papërcaktuar”, janë shprehur specialist të degës së doganës në Durrës. Nga ana tjetër, ata nuk kanë cilësuar se kur do të zgjidhet ky problem që penalizon agjencinë e përpunimit e digasterit qendror, ndërsa burime nga dega e doganës theksojnë se do të duhen jo më pak se pesë ditë deri në zgjidhjen përfundimtare.
E gjithë kjo situatë i është faturuar pritësit të mallit, ndërsa kundërstalia në 8 mijë dollarë paguhet nga agjencia përpunuese, e cila vetëm në dy ditët e kaluara është penalizuar në shumën 16 mijë dollarë për llogari të anijes transportuese të pajisjeve. Nisësi i pajisjeve është kompania CBMI Construcion, e cila do të realizojë edhe investimin në linjën e re.