E Hënë, 2 Nëntor 2026

Durrësi e Peja, binjakëzohen

16/04/2005  DURRËS - Pas bisedimeve që kanë zgjatur afro dy vite, së shpejti pritet të nënshkruhet binjakëzimi mes Bashkisë së Durrësit dhe komunës së Pejës.

Një delegacion i administratës së komunës së Rrafshit të Dukagjinit, ndër më të mëdhatë në Kosovë, ka zhvilluar që prej dy ditësh vizitë në Durrës, për t’i dhënë rrugë protokollit për binjakëzim. Delegacioni kosovarë është kryesuar nga kryetari i komunës së Pejës, Ali Lajçi dhe krahas drejtuesve të departamenteve ka pasur në përbërje edhe biznesmenë. Hapat e parë të kësaj nisme kanë filluar në vitit 2002 dhe sipas drejtuesve të bashkisë së Durrësit gjithçka është në fazën përmbyllëse.

Lajçi ka vënë në dijeni kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Lefter Koka, se pejanët e kishin aprovuar në parim binjakëzimin në mbledhjen e këshilltarëve të komunës së Pejës, ndërkohë që Koka ka theksuar se edhe Durrësi do e miratojë atë në mbledhjen më të parë të këshillit të bashkisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›