71-vjeçari: Vrava motër e vëlla për hakmarrje ndaj djemve
Gati një vit pas vrasjes për sh
kak të gjakmarrjes të Mimoza
Ferhatit dhe Bilbil Ferhatit, vëlla e
motër, autori i këtij krimi pritet të
njihet me pretencën e prokurorisë,
pa qenë nevoja e një hetimi gjyqësor.
Gjykata vendosi të zhvillojë
gjykim të shkurtuar ndaj Hajdar
Pucit, pasi i pandehuri ka pranuar
krimin. Dje, në Gjykatën e Tiranës,
pavarësisht se 71-vjeçari dibran
nuk ka pranuar të dalë para
gjykatës, ai ka firmosur një deklaratë
që gjyqi ndaj tij të zhvillohet
në mungesë dhe me praninë e
avokatit. Prokurori i çështjes,
Saimir Hysi, e njohu gjykatën me
fashikujt që janë depozituar në
dosje, që përfshijnë akte të
vendngjarjes, ekspertiza mjekoligjore
ndaj viktimave, si dhe pohimet e
autorit. Ndërsa kërkesa e prokurorit
për masën e dënimit për 71-
vjeçarin pritet të jepet në seancën
vijuese. Sipas akuzës, Hajdar Puci
akuzohet për vrasje me paramendim
në rrethana cilësuese. Më 3
janar të këtij viti, ai qëlloi për vdekje
në Kamëz, motër dhe vëlla nga
familja Ferhati, pas një prite për të
marrë hakun e dy djemve të tij, ku
njeri prej tyre humbi jetën katër vjet
më parë pas një konflikti për tokën
mes dy familjeve.
Gjykimi i shkurtuar parashikon
mosmarrjen e dëshmive, pasi çdo
gjë është e përmbledhur në fashikujt
hetimorë. Puci e ka pranuar
krimin e dyfishtë, pavarësisht se i
ka thënë policisë gjatë arrestimit se
nuk donte ta vriste edhe 27-
vjeçaren, Mimoza Ferhati.
kak të gjakmarrjes të Mimoza
Ferhatit dhe Bilbil Ferhatit, vëlla e
motër, autori i këtij krimi pritet të
njihet me pretencën e prokurorisë,
pa qenë nevoja e një hetimi gjyqësor.
Gjykata vendosi të zhvillojë
gjykim të shkurtuar ndaj Hajdar
Pucit, pasi i pandehuri ka pranuar
krimin. Dje, në Gjykatën e Tiranës,
pavarësisht se 71-vjeçari dibran
nuk ka pranuar të dalë para
gjykatës, ai ka firmosur një deklaratë
që gjyqi ndaj tij të zhvillohet
në mungesë dhe me praninë e
avokatit. Prokurori i çështjes,
Saimir Hysi, e njohu gjykatën me
fashikujt që janë depozituar në
dosje, që përfshijnë akte të
vendngjarjes, ekspertiza mjekoligjore
ndaj viktimave, si dhe pohimet e
autorit. Ndërsa kërkesa e prokurorit
për masën e dënimit për 71-
vjeçarin pritet të jepet në seancën
vijuese. Sipas akuzës, Hajdar Puci
akuzohet për vrasje me paramendim
në rrethana cilësuese. Më 3
janar të këtij viti, ai qëlloi për vdekje
në Kamëz, motër dhe vëlla nga
familja Ferhati, pas një prite për të
marrë hakun e dy djemve të tij, ku
njeri prej tyre humbi jetën katër vjet
më parë pas një konflikti për tokën
mes dy familjeve.
Gjykimi i shkurtuar parashikon
mosmarrjen e dëshmive, pasi çdo
gjë është e përmbledhur në fashikujt
hetimorë. Puci e ka pranuar
krimin e dyfishtë, pavarësisht se i
ka thënë policisë gjatë arrestimit se
nuk donte ta vriste edhe 27-
vjeçaren, Mimoza Ferhati.