E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, pranga shefit të Onkologjikut

Korrupsioni i ka hedhur
prangat në duar një tjetër
mjeku në Tiranë. Agim
Karaj, shef klinike në spitalin
Onkologjik, është arrestuar dje pasdite
nga Task-Force, gjatë operacionit
të koduar "Plaga e Hapur.
Doktorit të njohur i janë kapur
edhe një shumë parash, të cilat ia
kishte marrë një pacienti për t‘i
bërë një operacion.
Arrestimi i
Agim Karajt
Burimet nga grupi hetimor
bënë të ditur se operacioni për
kapjen e shefit të klinikës në Spitalin
Onkologjik ka nisur dy muaj
më parë, pas një denoncimi nga
një qytetar, të cilit i kishte kërkuar
45 mijë lekë për një operacion, por
nga gjendja e rënduar ekonomike,
nuk i ishte përgjigjur kërkesave të
tij. Në këto kushte, ai është detyruar
t‘u drejtohet organeve hetimore,
të cilat kanë nisur punën
për prangosjen e këtij personi.
Burimet zyrtare nga policia thanë
dje se, nga seksioni kundër korrupsionit,
në orën 18:00, përfundoi
operacioni i koduar "Plaga e
Hapur", ku në bashkëpunim me
njësinë Taks Forcë, pranë
Prokurorisë, u ekzekutua vendimi
i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,
për caktimin e masës së sigurimit
personal "Arrest në Burg",
për shtetasin Agim Murat Karaj.
Sipas të dhënave zyrtare, 58-
vjeçari me profesion mjek kirurg
dhe me detyrë shef i klinikës në
spitalin Onkologjik, pranë spitaleve
"Nënë Tereza", akuzohet se
kërkonte dhe përfitonte ryshfete
nga të afërm të pacientëve në
shumën prej 45 mijë lekësh, në
këmbim të kryerjes së operacioneve
kirurgjikale. Sipas policisë, i
afërmi i një pacienti ka bashkëpunuar
me seksionin kundër
korrupsionit, duke e vënë në pranga
mjekun e njohur, i cili do të procedohet
penalisht për veprën penale
të korrupsionit pasiv nga personat
që ushtrojnë funksione
publike. Ndërkohë, gjatë arrestimit,
uniformat blu i sekuestruan në
cilësinë e provës materiale
shumën prej 40 mijë lekësh, 8 mijë
euro, dy aparate telefoni celularë,
një autoveturë dhe një sasi të konsiderueshme
medikamentesh të
ndryshme. Vetëm pak ditë më
parë, policia arrestoi një tjetër
mjek kirurg, i cili përfitonte para
nga të afërmit e të burgosurve për
të kryer ndërhyrje kirurgjikale.
Masa e sigurisë
për mjekun tjetër
Gjykata e Tiranës ka vendosur
masën e sigurisë "arrest shtëpie"
për kirurgun e Spitalit të Burgut në
Tiranë, i cili është kapur teksa po
merrte një ryshfet. Ardian Nelaj, 38
vjeç, ra në pranga me akuzën se ka
marrë ryshfet nga familjarët e një
pacienti nga Durrësi, i cili u operua
dje në urgjencën nr.2 të QSUT.
Por gjatë seancës së djeshme,
mbrojtja ka parashtruar se akuza
që rëndon ndaj 38-vjeçarit nuk
është e rëndë dhe për këtë arsye
duhet të vendoset një masë më e
butë. Pas kërkesave të palëve,
gjykata vendoi masën e arrestit shtëpiak.
Sipas prokurorisë, kirurgu
në momentin e arrestimit, sapo
kishte përfunduar operacionin e
pacientit nga Durrësi dhe kishte
marrë paratë e kërkuara nga të afërmit
e tij. Aksioni është organizuar
nga agjentët e antikorrupsionit në
Policinë e Tiranës në drejtimin e
Zyrës Task-Force në Prokurorinë e
kryeqytetit, e cila drejtoi hetimet e
këtij rasti. Sipas përgjimeve ambientale
dhe regjistrimeve filmike, që
janë bërë në ambientet e spitalit,
kirurgu ka marrë 30 mijë lekë të reja
ryshfet nga të afërmit e pacientit të
operuar në stomak. Para ndërhyrjes
kirurgjikale, ai u kishte
thënë atyre se "operacioni ishte i
garantuar, porse nevojiteshin të
paktën 20 mijë lekë të reja". Për këtë
shkak, aksioni policor që arrestoi
kirurgun u kodua me emrin "Standard
i Garantuar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›