Prokuroria nën akuzë, nxori sekretin hetimor
Tri media të shkruara, gjatë in
formimit të publikut për një
nga tragjeditë më të mëdha jo
vetëm në Shqipëri por edhe në
rajon, siç është "Gërdeci", kanë
nxjerrë sekretin hetimor. Prokuroria
e Përgjithshme, më konkretisht,
Zamir Shtylla, drejtuesi i hetimeve
për tragjedinë e "Gërdecit",
ka firmosur një kallëzim nën
akuzën e nxjerrjes së sekretit hetimor,
duke u bazuar te disa shkrime
në gazetat "Shqip" e "Shekulli",
si dhe në revistën "Mapo", të
cilat hidhnin dritë mbi korrespondencën
e ministrit aktual të
Drejtësisë për ngritjen e bazës ligjore
që lejoi ngritjen e fabrikës së
demontimit në afërsi të Vorës, në
Tiranë. Kallëzimi i firmosur nga
prokurori Shtylla është regjistruar
në Prokurorinë e Tiranës ditën e
premte, datë 31 tetor. Akuza
kryeqytetase vendosi prokurorin
Gjon Kodra për hetimin e çështjes,
ndërsa filloi menjëherë verifikimin
e këtij pretendimi. Siç
mësohet nga akuza kryeqytetase,
prokurori Zamir Shtylla, në kallëzimin
e tij përcaktonte se akuza
kryeqytetase duhet të fillonte një
procedim për personat që kanë
nxjerrë sekretin hetimor në bazë
të shkrimeve në median e shkruar.
Si provë materiale e organit të
akuzës ishin një shkrim i marrë
nga revista "Mapo", një gazetë "Shqip"
dhe tri gazeta "Shekulli". Në
kallëzim përcaktohej se revista në
faqet e brendshme kishte shkruar
një artikull me titullin "Ministri Alibeaj,
një nga arkitektët e Gërdecit".
Ndërsa gazeta "Shqip" informonte
më datën 21 tetor se "Alibeaj,
Bode dhe Bumçi, në
prokurori për Gërdecin". I njëjti
lajm pasqyrohej edhe në gazetën
"Shekulli", ku drejtuesi i hetimeve
për Gërdecin, Zamir Shtylla, kishte
shkruar se titulli "Sekuestrohen
e-mailet e Alibeajt për Gërdecin"
përbënte sekret hetimor. Përpos
kësaj, në kallëzim shkruhej se të
gjitha informacionet e marra nga
hetimet paraprake duhet të raportohen
në zyrën e Prokurorit të
Përgjithshëm për të bërë "kurban"
ndonjë person që mund të ketë
lëshuar këto informacione, të
cilat, jo vetëm që nuk janë sekrete,
por pasqyrojnë organin e akuzës
për punën e tyre për të zbardhur
tragjedinë e 15 marsit. Burime nga
Prokuroria e Tiranës thanë dje se,
në cilësinë e deklaruesit, do të japin
shpjegime autorët e shkrimeve
në fjalë për burimin e informacionit.
Gjithashtu, hetuesit e
Prokurorisë së Tiranës do të marrin
në pyetje të gjithë personat që
janë pjesë e hetimit në dosjen
"Gërdeci".
Gazeta "Shqip"
Gazeta e datës 21 tetor të këtij viti shkruante në faqen
5 të saj se: "Ministri dhe ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd
Alibeaj dhe Aldo Bumçi, së bashku me ministrin
e Financave Ridvan Bode, do të thirren në Prokurorinë
e Përgjithshme për dosjen ‘Gërdeci‘, duke e çuar
kështu në katër, numrin e njerëzve që kanë pasur dhe
kanë portofol në qeveritë ‘Berisha‘, për këtë hetim.
Burime pranë akuzës thanë se Alibeaj është një nga
autorët kryesorë të hartimit të paketës ligjore që shtroi
rrugën për ndryshimin e procedurës së trajtimit të
armëve dhe teknikës në përdorim të Forcave të Armatosura,
të cilat hiqeshin nga pronësia e saj.
Fakt që e pranoi vetë para tri ditësh. Ndërsa ish-ministri
i Drejtësisë, Bumçi, ka qenë dakord në parim për
t‘i dhënë të drejtë firmës amerikane SAC, e drejtuar
nga Efraim Diveroli, për të demontuar municione në
Gërdec. Me të njëjtin status do të thirret në prokurori
edhe Bode, pasi ka votuar pro vendimit që t‘i jepte të
drejtë SAC të vazhdonte punën në ‘fabrikën e vdekjes‘".
Revista "Mapo"
Revista e datës 19 tetor shkruante se: "Ekziston një
korrespondencë e plotë elektronike dhe një numër i
pacaktuar ende takimesh me protagonistë Enkelejd
Alibeajn dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes. Ato janë
zhvilluar në Kryeministri në periudhën që nis me dhjetorin
e vitit 2006 dhe janë intensifikuar jashtëzakonisht
në muajt e parë të vitit 2007. Në këto e-mail-e,
një pjesë e të cilave tashmë ndodhen në dosjen voluminoze
të akuzës, me gjithë gabimet e shumta drejtshkrimore,
Alibeaj ofronte asistencë juridike dhe
zgjidhje për problemin se çfarë duhej bërë me armët,
teknikën dhe pajisjet që dilnin nga përdorimi dhe që
ishin pronë e Forcave të Armatosura. Kryesisht marrësi
i tyre ishte Plarent Ruka, këshilltari juridik i ministrit
të Mbrojtjes, me adresë plarentruka@yahoo.com.
Ishte koha kur kompania amerikane SAC kishte kërkuar
të kryente demontimin e fishekëve dhe Ministria e
Mbrojtjes ishte gati t‘ia afronte një punë të tillë me
prokurorim të drejtpërdrejtë".
Gazeta "Shekulli"
Gazeta e datës 21 tetor shkruante se: "Dy ministra të
kabinetit ‘Berisha‘ dhe një ish-ministër pritet të dëshmojnë
në prokurori për tragjedinë e Gërdecit. Grupi
hetimor i Prokurorisë së Përgjithshme, që po heton
prej shtatë muajsh për ngjarjen e rëndë, ka bërë gati
fletëthirrjet për ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj,
atë të Financave, Ridvan Bode, dhe ish-ministrin Aldo
Bumçi. Burimet zyrtare pranë organit qendror të
akuzës saktësuan se marrja në pyetje e tre zyrtarëve
me imunitet, Enkelejd Alibeaj, Ridvan Bode dhe Aldo
Bumçi, do të bëhet me dëshirën e tyre, pasi t‘u dërgohet
nga një ftesë zyrtare për të dhënë shpjegime
për dijeninë që ata kanë në lidhje me procedurat e
projektligjit për demontimin, që u pasuan me vendimin
e Këshillit të Ministrave me nr. 138 të datës 14
mars 2007, ‘Për trajtimin e armëve, të teknikës, pajisjeve
dhe municioneve të Forcave të Armatosura, të
hequra nga armatimi dhe përdorimi‘".