75% e maturantëve kalojnë provimet e vjeshtës
Shumica e maturantëve që nuk kishin arritur të kalonin në provimet e detyrueshme të Maturës Shtetërore, arritën ta kapërcejnë këtë pengesë gjatë provimeve të vjeshtës. Drejtori i Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve, z. Edmond Lulja, deklaroi dje për “standard” se 75 për qind e maturantëve arritën të merrnin provimet, duke iu rindezur shpresa në këtë mënyrë për shkollën e lartë.
Rezultatet
“Kalueshmëria është mjaft e lartë, thuajse 75%, – deklaroi për gazetën drejtori Lulja. – Në provimin e letërsisë u paraqitën mbi 3500 maturantë që nuk kishin fituar në sezonin e parë, ndërsa në atë të matematikës rreth 4700 maturantë”. Në këtë mënyrë, më shumë se 3 mijë maturantë janë kualifikuar tashmë për të aplikuar për shkollë të lartë, qoftë në programet e universiteteve private apo në sistemin me kohë të pjesshme në universitetet publike. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të AVA-së, jo të gjithë maturantët ngelës u paraqitën në provimet e sezonit të vjeshtës. Në këtë mënyrë, vetëm 80% e tyre riprovuan fatin, duke dhënë provimin. Provimet e vjeshtës janë vetëm për provimet e detyrueshme të Maturës Shtetërore, me anë të të cilave cikli i shkollës së mesme quhet i mbyllur. Ndërkohë, provimet me zgjedhje shërbejnë për të hyrë në universitete dhe jepen vetëm një herë në vit.
Vetëm në privat e part-time
Por, ata që arritën të kalonin këtë fazë tashmë do të duhet të përzgjedhin ndërmjet universiteteve private dhe sistemit me kohë të pjesshme në universitetet publike. Kjo, jo vetëm pse ka përfunduar procedura e regjistrimit në universitetet publike, por edhe pasi ekziston një vendim që nuk i lejon maturantët të aplikojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, nëse nuk kanë kaluar me sukses provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Ndërkohë, për universitetet private dhe sistemin part-time në ato publike, ky udhëzim nuk ka efekt.