75 fotografë konkurrojnë për “Gjon Milin”
Dinjiteti i një konkursi nuk varet vetëm nga fakti i termit “ndërkombëtar”, por nga tradita që vendos. Duke hyrë në edicionin e tij të tetë, një nga organizimet më të njohura në trevat shqiptare, ekspozita ndërkombëtare e fotografisë artistike u çel mbrëmë në Kosovë. Në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Prishtinë rreth 75 fotografë do të ekspozojnë për dy javë punët e tyre më të reja.
Ajo që e bën tërheqës këtë organizim dhe bindës është emri i fotografit kosovar “Gjon Mili”. Me këtë pagëzim, logoja e ekspozitës ka fituar besueshmërinë e një prej konkurrimeve ku ballafaqohen idetë, dhe raportet e fotos artistike me artistin. Asnjëherë nuk është dyzuar ky organizim, me tundimin për t’u mbyllur. Një gjë e kundërt është bërë në Tiranë, me ekspozitën që u nis kombëtar dhe tentativa për ta bërë ndërkombëtare e fshiu nga faqja e dheut. Ekspozita “Marubi” mund të krijonte një binom të sërës së lartë të fotos artistike me atë të ekspozitës “Gjon Mili”. Vitet e fundit ka pasur disa artistë nga Shqipëria që kanë qenë pjesëmarrës në këtë organizim, madje janë ndarë duke u nderuar me vende të para.
Në ekspozitë do të prezantohen 75 punime të fotografisë, të realizuara nga autorë të shumë vendeve të Evropës, por edhe nga krijues të fotografisë nga Kosova.
Juria profesionale pritet të ndajë çmimin “Gjon Mili” për veprën artistike më të suksesshme. Ekspozita fillon në orën 20:00 dhe do të qëndron e hapur për dy javë.