7501, ligjërohen tokat e zëna pa pronarë, përjashtohet bregdeti
Projektligji miratohet. Do të verifikohet çdo pëllëmbë tokë. Tapi për tokat e marra padrejtësisht pa pretendim nga ish-pronarët
Erald Kapri
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar ditën e djeshme projektligjin e qeverisë për verifikimin e titujve të pronësisë të ndarë sipas Ligjit 7501. Ndonëse ky projektligj është quajtur si absurd nga deputetët e djathtë në Komisionin e Ligjeve, ai është shoqëruar edhe në komisionin përkatës të Veprimtarisë Prodhuese me debate të shumta ku Ministria e Bujqësisë paraqiti disa ndryshime në këtë projektligj. Ndryshimi i parë ishte që çdo tokë e marrë padrejtësisht në zonat turistike nuk do të ligjërohet. Nga kjo pikë përjashtohen zonat e tjera. Me pak fjalë, në rast se një familje ka marrë tokë më shumë seç duhet me Ligjin 7501 dhe në rast se për këtë copë tokë nuk ka pretendime nga ish-pronarët, atëherë kjo shtesë ligjërohet. Kjo pikë e fundit ka hasur në debate të shumta. Deputetët e djathtë e kanë cilësuar edhe si një ligj që po ligjëron hajdutët ndërkohë që opozita pas një oponence dyvjeçare për projektligjet e qeverisë e ka pranuar këtë projektligj. Gjithsesi, Ministria e Bujqësisë ka paraqitur edhe një ndryshim tjetër, i cili sanksionon se çdo sipërfaqe tokë që i konfirmohet njohja e pronësisë do i njihet dhe e drejta e kompensimit fizik për subjektet e shpronësuara nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe zyrat rajonale të saj. Pra, ndryshimi përcakton se ish-pronarët nuk do të përjashtohen nga kompensimi fizik për këtë tokë, pavarësisht për interesin e tyre ose jo për tokën bujqësore. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, kryetari i Komisionit, Ylli Bufi, shfaqi rezerva të hapura. “Besoj se ky jo vetëm që nuk e zgjidh problemin, por do të krijojë më shumë shqetësime nga sa kemi deri tani. Sipas meje, do të ketë një efekt negativ dhe unë personalisht jam kundër këtij projektligji”, - u shpreh Bufi. Gjithsesi, me votat e deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës, ky projektligj u miratua.
Projektligji
Sipas projektligjit, objekti i projektligjit do të prekë titujt e pronësisë të krijuar me sipërfaqet që në datën 1.8.1991 që kanë figuruar në regjistrat kadastrale, në zërin “Tokë bujqësore” dhe janë përfshirë në territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqësore deri në kohën e hyrjes në fuqi të Ligjit 7501 më datë 19.7.1991. Njëkohësisht, do të verifikohen sipërfaqet e tokave bujqësore që janë administruar nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore që kanë kaluar për ndarje për fshatrat nga vendimet e Ministrisë së Bujqësisë deri në datën 30.4.1998. Objekti i projektligjit do të prekë edhe sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore, sipas ligjit të vitit 1995. Projektligji përcakton se titujt e pronësisë që janë dhënë që më 1.8.1991 por që nuk kanë figuruar në hipotekë si tokë bujqësore, do t’u hiqet titulli i pronësisë pasi ajo llogaritet si pyje, livadhe, kullota, tokë pyjore etj. Projektligji shprehet se fitimi i një titulli pronësie mbi tokën bujqësore është i vlefshëm atëhere kur kriteret të jenë të ngjashme si në vitin 1991. Pra, në rast se toka është përfituar në bazë të rregullave. Dhënia e tokës bujqësore në pronësi realizohet dhe vërtetohet me dokumentin bazë, unik, që është akti i marrjes së tokës në pronësi. Akti i marrjes së tokës në pronësi është i vlefshëm vetëm kur ai është krijuar sipas procedurave të përcaktuara në ligjin e vitit 1991 ose të vendimeve që kanë dhënë komisionet e atëhershme. Parashikohet që të mos lejohet ofrimi i tokave bujqësore të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore, të cilat përjashtohen për kalim në pronësi nga dispozitat e ligjit të vitit 1995. Kur mbajtësi i titullit të pronësisë, të krijuar në mënyrë të kundërligjshme, refuzon ligjërimin e këtij titulli, pra që të paguajë për tokën që ka zënë, Komisioni merr vendim për pavlefshmërinë e titullit të pronësisë. Ndërkohë kundër këtij personi që vazhdon mbajtjen dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore forcërisht zbatohen sanksione të ashpra.
Verifikimi
Komisioni Qeveritar i Tokës funksionon pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe kryesohet nga zëvendëskryeministri ku funksionon edhe një sekretariat teknik. Ky institucion që do të ngrihet do të drejtojë punën e komisioneve vendore që kanë të bëjnë me vendimet që do të merren, aktet, kontrolleve si dhe informacionit që do të mblidhet. KQT-ja do të marrë vendime për zgjidhjen e konflikteve territoriale ndërmjet qarqeve, do të shqyrtojë ecurinë e verifikimit nga Komisionet Vendore për zbatimin e akteve të nxjerra gjatë periudhës së kryerjes së reformës së tokës nga ministri i Bujqësisë. Ndërsa Komisionet Vendore do të drejtojnë të gjithë veprimtarinë për shqyrtimin e vlefshmërisë së krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore në zonat që ato mbulojnë. Këto komisione do të kontrollojnë direkt veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokës, të të gjitha niveleve, në procesin e ndarjes së tokës. Gjatë këtij procesi, këto komisione vendore do të zgjidhin mosmarrëveshjet për kufijtë e tokës bujqësore si nëpërmjet rretheve, ashtu dhe nëpërmjet individëve.
Tokat e pandara, kush do t’i përfitojë
Qeveria ka përcaktuar në projektligjin e saj se familjet fshatare të cilat jetojnë në fshat por që punojnë dhe shfrytëzojnë tokën që ata e kanë pasur para kolektivizimit të sistemit komunist, mund të nisin procedurat e marrjes së titullit të pronësisë. Kështu është përcaktuar sipas projektligjit që këto familje që punojnë në këtë tokë, e cila ka tapi të tjetra por jo sipas Ligjit 7501, mund ta kërkojnë dokumentacionin ligjor të pronësisë, sipas procedurave të përcaktuara në Ligjin Nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Duhet patur parasysh se nuk mund të bëhet kërkesë për t’u pajisur me dokumentacion pronësie kur sipërfaqja e tokës së pretenduar u është dhënë më parë në pronësi personave të tjerë, në bazë të Ligjit 7501, si dhe të Ligjit 8053 të vitit 1995.
1 Prill 2008