E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, hetim për “grup të organizuar kriminal”

Vendimi pas shtrirjes së hetimeve për firmën në SHBA. Zyrtarisht ende nuk ka akuzë ndaj tre të arrestuarve

Luan Kondi

Tiranë - Dosja “Gërdeci” i ka kaluar për hetim Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Burime të sigurta thanë se në rastin konkret kemi të bëjmë me njw grup të organizuar kriminal pasi deri tani janë arrestuar tre persona dhe priten pranga për të tjerë dhe mendohet se ata kanë bashkëvepruar për një periudhw kohore me qëllim kryerjen e një krimi serioz, që të arrinin në mënyrë direkte apo indirekte një përfitim financiar. Gjithçka pritet të kopsitet në bashkëpunim me ardhjen e ekspertëve të FBI-së që do të hetojnë edhe përfaqësuesit e firmës në SHBA për të parë lidhjet mes tyre dhe të akuzuarve shqiptarë.
Hetimi
Burimet thanë se kjo drejtori do të analizojë faktet e mbledhura gjatë dy javëve nga Prokuroria e Tiranës. Përveç hetimit të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, pritet të dëshmojë edhe Kosta Trebicka, që ishte një nga përfaqësuesit shqiptarë të firmës amerikane SAC dhe që do të kontraktonte me shtetin shqiptar për demontimin e armëve. Trebicka do të sqarojë edhe mënyrën se si MEICO spostoi SAC-in dhe zgjodhi firmën AlbDemil. Ish-ministrit të Mbrojtjes do t’i kërkohet të thirret nga organi i akuzës pasi ai të dorëzojë imunitetin, rast i ngjashëm ky me atë të ministrit të Transporteve, Lulzim Basha.
Kryeprokurores Ina Rama do t’i duhet të caktojë prokurorët që do të hetojnë për dosjen e tragjedisë. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë se për të hetuar këtë çështje do të jetë një grup prokurorësh, pasi është komplekse për shkak të emrave të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Madje, pikërisht këto dyshime bënë që dosja të kalonte për kompetencë në Prokurorinë e Përgjithshme. Burime pranë organit qendror të akuzës pohojnë se në grupin e hetimit do të vazhdojë të jetë dhe një prokuror i Krimeve të Rënda, që do të thotë se mbetet dyshimi për trafik armësh nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.
S’ka akuzë
Zyrtarisht, ende nuk ka akuzë ndaj tre të arrestuarve: Ylli Pinarit, ish-drejtor i MEICO-s, Mihal Delijorgjit, administrator i firmës “AlbDemil” dhe Dritan Minxollit, ish-drejtor i fabrikës së çmontimit të municioneve luftarake në Gërdec. Arrestimi i tyre u krye pas shpërthimit të 15 marsit nga i cili gjetën vdekjen 25 vets, u plagosën mbi 300 të tjerë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Tragjedia e Gërdecit duket se do të angazhojë një trupë të tërë prokurorësh, të cilët do të hetojnë për të gjetur personat përgjegjës të tragjedisë së rëndë. Grupi i prokurorëve do të marrë në dorë dosjen dhe, pasi të hetojë rreth ngjarjes, do të vendosë dhe për fatin e të arrestuarve si dhe personave të tjerë të dyshuar për implikime në aferat korruptive. Janë pyetur për ngjarjen gjeneralët e ushtrisë dhe krerët e Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Bashkuar të Ushtrisë. Për të zbardhur tragjedinë më të madhe të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri do të hetohet në shumë pista.

Identifikohet viktima e 25-tw e Gërdecit, 19-vjeçarja Zilie Leti

Është identifikuar dje viktima mw e fundit e tragjedisë së Gërdecit, që gjendej në morg, në ambientet e mjekësisë ligjore. Ekspertët ligjorë bëjnë të ditur se disa ditë pasi trupi i pajetë u gjet në gërmadhat e fabrikës dhe pas analizës së ADN-së është bërë i mundur identifikimi i kufomës. Ajo është 19-vjeçarja Zilie Leti, për të cilën familjarët bënë apel që në ditët e para të tragjedisë për gjetjen e saj. Ajo ka qenë punëtore në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec dhe duke qenë në një zonë me rrezikshmëri të lartë trupi i saj u gjend mjaft vonë. Krateri i shkaktuar nga shpërthimi ka qenë zona e fundit ku u realizua operacioni i shpëtim-kërkimit, për shkak tw pasigurisë që ekzistonte në atë zonë pasi mund të kishte mbetje municionesh që në çdo moment mund të përbënin rrezik. Po ashtu kërkohet edhe trupi i një tjetër vajze të re. Bëhet fjalë për Shpresa Alhasën, që ende rezulton e zhdukur pas tragjedisë së Gërdecit.

Shpërndarja e fondeve për të dëmtuarit

Dje nisi shpërndarja e fondit për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara si pasojë e shpërthimit në Gërdec. Sipas burimeve, shpërndarja do të kryhet nga agjencitë e katër bankave kryesore që ndodhen në Vorë. Pas reagimit të qytetarëve, burimet zyrtare thanë se të gjitha ankesat e paraqitura do të shqyrtohen me korrektësi dhe në mënyrë individuale. Rastet e ankesave do të shqyrtohen nga një ekip ekspertësh së bashku me kryefamiljarin që ka pretendime për vlerësimin e dëmit dhe madje do të shkohet deri tek objekti i dëmtuar dhe do të bëhet edhe një herë rivlerësimi i tij. Statistikat tregojnë se janë rreth 4 mijë objekte të vlerësuara.

ǒdo të thotë Grup i Organizuar Kriminal

1- “Grup i organizuar kriminal” do të thotë një grup i përbërë nga tre apo më tepër persona, që ekziston për një periudhw
kohore dhe vepron bashkë, me qëllim kryerjen e një a më shumë krimeve serioze apo kundërvajtjeve të caktuara në pajtim me këtë Konventë, me qëllim që të arrijw, në mënyrë direkte apo indirekte, një përfitim financiar apo ndonjë përfitim tjetër material;

2- “Grup i organizuar” do të thotë një grup që nuk është formuar rastësisht për kryerje të menjëhershme të një kundërvajtjeje dhe se nuk ka nevojë të ketë role të definuara zyrtare për anëtarët e saj, vazhdimësinë e anëtarësisë apo një strukturë të zhvilluar;

Përmbarimi shpërndan vendimin për llogaritë e Delijorgjit

Zyra e Përmbarimit të Tiranë ua ka shpërndarë vendimin e gjykatës për bllokimin e llogarive bankare të Mihal Delijorgjit 16 bankave në Tiranë. Kjo erdhi pas kërkesës së Prokurorisë për hetimin e pasurive të administratorit të firmës “AlbDemil”, njërit prej të akuzuarve për ngjarjen në Gërdec. Sipas këtyre burimeve, e njëjta procedurë është ndjekur edhe me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në Zyrën e Përmbarimit Gjyqësor Tiranë është ngritur një grup i posaçëm pune, i cili po ndjek hap pas hapi procedurat për këtë çështje.

1 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›