Polici çon në pranga plagosësin e katër personave në Frakull
Dashamir Kapaj u ndalua nga efektivat blu disa kilometra larg vendngjarjes. Objektivi i agresorit, kryetari i komunës me të cilin kishte replikuar
FIER - Policia e Fierit ndaloi në orët e pasdites së djeshme Dashamir Kapajn, autorin e plagosjes së katër personave mes të cilëve edhe punonjësin e policisë së komunës Frakull dhe të policisë së rendit të këtij rrethi. Ngjarja ka ndodhur pak pas mëngjesit, ndërsa objektiv i agresorit ka qenë kryetari i komunës me të cilin kishte replikuar më parë. Pas kryerjes së krimit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes por është vënë në pranga disa orë më pas i strehuar vetëm disa kilometra larg fshatit Frakull.
Operacioni
Burime nga Policia e Fierit thanë për gazetën “Albania” se autori i kësaj ngjarjeje, Dashamir Kapaj, 34 vjeç, banues në fshatin Kafaraj të komunës Frakull, u ndalua nga efektivat e policisë disa kilometra larg vendngjarjes. Sipas policisë, objektiv i atentatorit Dashamir Kapaj ka qenë kryetari i komunës Frakull, Viktor Cervanaku, pasi rreth orës 10:00 janë grindur për problemin e pagesës së taksës së tokës. Më pas, Kapaj është larguar me fuoristradën e tij në drejtim të banesës, ku ka marrë armën e gjahut tip “çifte” dhe është drejtuar në qendër të fshatit. Kryekomunari ka vënë në dijeni për konfliktin punonjësin e policisë së rendit dhe policinë e komunës, ndërkohë që këta të fundit i kanë dalë para Kapajt për të parandaluar ngjarjen, por kanë mbetur vetë të plagosur nga zjarri i armës së gjahut të tij.
Ngjarja
Mësohet se 34-vjeçari Kapaj nuk ka hezituar të gjuajë me armë duke plagosur punonjësin e policisë së komunës, Roland Alija, punonjësin e policisë së rendit, Viktor Muçaj, shtetasin Eqerem Baçe dhe Idriz Çervanakun. Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit, ku i janë nënshtruar ndihmës mjekësore. Policia tha se po punon për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje dhe për gjetjen e armës së krimit. Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa leje”.
Policia Kufitare, me atribute të Policisë Gjyqësore
Tiranë - Organizimi i Policisë Kufitare, sipas ligjit të ri të Policisë së Shtetit, ka sjellë rritjen e efikasitetit të saj në luftën kundër veprimtarive të paligjshme në kufi. Që nga janari i 2008-s, policia kufitare funksionon me atributet e policisë gjyqësore, duke proceduar penalisht direkt ata individë që kapen me shkelje të ligjit në pikat e kalimit kufitar. Nga strukturat e policisë kufitare janë proceduar penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit për herë të parë persona, të cilët rezultojnë përsëritës. Në periudhën kohore janar-shkurt 2008, janë zbuluar 25 raste me 42 persona, përsëritës për këtë lloj vepre, përveç atyre që ligji parashikon edhe vendosjen e gjobës. Personat, të cilët shihen se kanë tendencë kriminale, ndiqen penalisht.
1 Prill 2008