E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha të raportojë në Kuvend për përgjegjësite e qeverise per tragjedinë



Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në mbledhjen e zhvilluar dje ka vendosur të depozitojë në parlament një kërkesë me shkrim, në të cilën kërkohet që kryeministri Berisha të raportojë zyrtarisht në Parlament për përgjegjësitë e qeverisë së tij për tragjedinë e Gërdecit. Pas zhvillimit të kësaj mbledhjeje, kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, foli rreth nismës më të fundit të deputetëve socialistë.
“Në mbledhjen e grupit parlamentar është diskutuar edhe një herë për ngjarjen e Gërdecit, pra për tragjedinë e Gërdecit dhe për të gjitha problemet që lidhen me të, të gjitha aferat korruptive që lidhen me këtë çështje. Ne kemi depozituar në Parlament një kërkesë me shkrim që kryeministri i vendit të sjellë raport me shkrim lidhur me përgjegjësitë e qeverisë për ngjarjen e Gërdecit dhe masat e marra dhe të gjithë çështjen e aferave korruptive që lidhen me të. E theksoj me shkrim, sepse ne kemi kërkuar që raporti i kryeministrit të vendit dhe i qeverisë duhet të jetë me shkrim për këtë ngjarje kaq të rëndësishme, që natyrisht ne do të vazhdojmë që ta kemi në axhendën tonë përsa kohë që të zbardhet e vërteta lidhur me të”, - tha Leskaj

1 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›