“78 vjet burg rrëmbyesve të myftiut”
TIRANE - Plot 78 vjet burg i ka kërkuar prokuroria, Gjykatës së Apelit për 6 të akuzuarit për rrëmbimin e myftiut të Gostivarit, Irfan Idrizi. Në seancën e djeshme, pala e akuzës ka dhënë pretencën 15 vjet burg për Masar Melin, 13 vjet burg për Korab Melin, Basri e Beqir Shahun dhe Nagip Mysliun, si edhe 11 vjet burg për Shkëlqim Palushin. Sipas pretencës së djeshme, prokuroria ka ndryshuar të gjitha dënimet e dhëna për këta të pandehur në Gjykatën e Shkallë së Parë për Krimet e Rënda, duke hedhur poshtë edhe pafajësinë e dhënë për Nagip Mysliun. Të sipërpërmendurit akuzohen se kanë rrëmbyer më 3 dhjetor të vitit 2002, për qëllime përfitimi financiar myftiun e Gostivsarit, në fshatin Forinë të Gostivarit. Ndërkohë që prej kësaj kohe fati i pengut nuk është zbardhur kurrë.