8 të prangosur refuzohen nga Burgu 313
24/12/2004
Refuzohen nga Burgu 313 për mungesë certifikate 8 të prangosur. Ata gjenden, aktualisht, në qelitë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në pritje të akomodimit të tyre në burg. Ndër ta dhe kushëriri i parë i kryepolicit Bajram Ibraj.
Refuzimi
Të refuzuarit nga Burgu 313 janë arrestuar gjatë ditëve të fundit nga policia e Tiranës. Burime të rezervuara nga ky dikaster bëjnë të ditur se, ndonëse kanë kaluar mjaft kohë nga prangosja, grupet hetimore nuk kanë arritur të marrin ende në duar cetifikatat e tyre personale. Mungesa e dokumentit të identifikimit nuk ka krijuar deri më tash asnjë problem. Por, duke qenë se ditët e fundit po vërehet një valë e madhe arrestimesh, birucat e drejtorisë janë mbushur plot. Kësisoj ka lindur nevoja e transferimit të disa prej të prangosurve te 313. Sipas procedurave ligjore të institucionit të riedukimit, secili nga të prangosurit duhet të ketë certifikatën personale, për ta pasur në kartelë. Ata që e posedonin një të tillë u transferuan, ndërsa të tjerët mbetën në drejtori. Shaqir Veliu, Hajri Axhami, Arsim Sllamniku, Baftjar Gjana, janë 4 ndër ta. Si të mos mjaftonin këta, në listën e të refuzuarve është dhe djali i hallës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj. I akuzuar si trafikant raketash, Ilmi Isufi nga Shkodra, u arrestua pak ditë më parë në Fushë-Prezë. Kësisoj, krerët e Drejtorisë së Qarkut të Tiranës kanë urdhëruar familjarët e të arrestuarve që të sjellin në rastin më të parë certifikatat personale të të afërmve të vënë në pranga