Zina Sollaku do dëshmojë vrasjen e gardistit nga Arapi
24/12/2004 TIRANË - "Sollaku" thërret Sollakun të dëshmojë në gjykatë. Prokuroria e Krimeve të Rënda më në fund vendos të sjellë para gjykatës dëshmitaren okulare të vrasjes së nënoficerit të Gardës së Republikës, Genci Sina, njëkohësisht shofer i Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, vrarë më 29 shtator 2003. Në dosjen hetimore nuk ndodhej dëshmia e gruas së Kryeprokurorit. Ndërsa dje, që në fillim të seancës gjyqësore kundër të pandehurve Altin Arapi dhe Imelda Tasho, prokurorët e çështjes deklaruan se dëshmia e saj do të ishte vendimtare. Prokurorët, thanë se gruaja e kreut të akuzës, nuk është pyetur nga hetuesit me qëllim që dëshmia të merrej në sallën e gjyqit para gjykatësve. Ndërkohë që për të vërtetuar akuzën kundër Imelda Tashos dhe Altin Arapit, do të merren dëshmitë e tre personave të tjerë si dhe do të paraqiten disa prova materiale.
Përgjimet
Një provë e fortë që u deklarua dje nga prokurorët e Krimeve të Rënda, janë edhe përgjimet telefonike bërë midis Imelda Tashos dhe Altin Arapit, pas kryerjes së krimit. Sipas akuzës, pas vrasjes së Genci Sinës, Imelda Tasho, e cila ka qenë në makinën me të cilën u krye krimi, ka komunikuar me Altin Arapin që ndodhej në Belgjikë. Prokurori Genci Qano, u shpreh se Imelda Tasho, që nga 29 shtatori deri më 29 tetor, ditën kur u vu në pranga, ka komunikuar me Altin Arapin, duke e vënë në dijeni për gjithçka ndodhte. Si provë e fortë është cilësuar edhe dëshmia e dhënë në seancën e sigurimit të provës nga shoferi i taksisë, që u përdor për të transportuar ditën e 29 shtatorit, të pandehurit që akuzohen se kanë kryer krimin.
Në mungesë
Seanca e tretë, më së fundi, ka shpalosur veprimet e para. Mungesa e Arapit, të pandehurit dhe të akuzuarit si vrasës, tashmë në mungesë, se ka penguar gjyqësorin të startojë procesin. Dosja, sipas akuzës, është e plotësuar me provat përkatëse, që vërtetojnë pretendimin e Prokurorisë. Arapi ka konfirmuar nëpërmjet mbrojtjes se nuk do të jetë në asnjë nga seancat, kështu që vendimi pritet të merret në mungesë.
Tasho, akuzë për moskallëzim krimi dhe ndihmë autorit pas vrasjes
Ndërsa Altin Arapi, që, tashmë ndodhet në Belgjikë pas refuzimit të ekstradimit nga gjykata e këtij vendi dhe fitimit të azilit politik, për Prokurorinë është i dyshuari kryesor për vrasjen me paramendim të Genci Sinës, Imelda Tashos i është hequr bashkëpunimi. Para Gjykatës së Krimeve të Rënda, Tasho do të gjykohet për veprat penale të moskallëzimit të krimit, përkrahjes së autorit të krimit pas ngjarjes dhe armëmbajtjes pa leje të armëve të ftohta. Bëhet fjalë për një thikë e tipit biçak, që i është gjetur Imelda Tashos në dhomën e saj të gjumit, pas kontrollit të banesës të bërë nga policia. E pandehura Tasho ka refuzuar akuzën e ngritur që në fillim të arrestimit të saj. Ndërsa avokatët mbrojtës janë shprehur se, duke qenë e fejuara e Altin Arapit, Tasho nuk ka të drejtë ligjore të dëshmojë apo të merret në përgjegjësi. Për Tashon, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur afatet e hetimit tre herë. Edhe pse zgjatja është kundërshtuar nga mbrojtja, vendimi nuk ka ndryshuar.
Ngjarja në shtatorin e vitit të shkuar
Më 29 shtator të vitit 2003, në orën 19.00 të mbrëmjes, në qendër të Tiranës, në rrugën ku kryqëzohet bulevardi me unazën vritet nënoficeri i Gardës së Republikës, shoferi i Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Genci Sina. Sipas akuzës, vrasja është kryer nga i pandehuri Altin Arapi. Në momentin e kryerjes së krimit në makinën që drejtohej nga Genci Sina, ndodhej Zeqine Sollaku dhe vajza e saj e vogël. Prokurorët thanë dje para gjykatës se, Altin Arapi, për të kryer vrasjen përdori një taksi. Ndërkohë që bashkë me të në makinë ka qenë edhe e pandehura Imelda Tasho. Një nga provat që e vunë Tashon në qendër të kësaj ngjarje, janë gjurmët e gishtave që u gjetën në dorezën e taksisë. Kjo provë është kundërshtuar nga mbrojtja në seancat e para gjyqësore. Megjithatë gjykata e ka quajtur të rregullt provën e servirur nga akuza. Sipas mbrojtjes, ekspertiza e gjurmëve të gishtave është bërë dhe vendimi nuk i është komunikuar të pandehurës. Pas kryerjes së vrasjes, Altin Arapi është larguar për në Belgjikë. Arapi nuk e ka patur të vështirë të largohet nga vendi nëpërmjet kufirit maqedonas, i ndihmuar nga një pasaportë false. Fillimisht motivi i vrasjes u tha se ishte banal, pra një zënkë e momentit. Por nuk vonoi shumë dhe motivi ndryshoi. Prokuroria u shpreh se Genci Sina u vra për të paralajmëruar Kryeprokurorin Theodhori Sollaku, i cili nuk kishte shumë kohë që vendosi të rikthente hetimet për grupin "Hakmarrja për Drejtësi". Më 28 tetor, Prokuroria lëshoi një urdhërarresti për të vënë në pranga Imelda Tashon. Ndërkohë që pak ditë më parë, në Belgjikë ishte arrestuar Altin Arapi. Sipas akuzës, Altin Arapi e ka ndjekur makinën që drejtohej nga Genci Sina. Ai arriti ta qëllojë për vdekje, në momentin kur makina kishte ndaluar në semafor. Një seancë më parë gjykata deklaroi mungesën në proces për të pandehurin Altin Arapi, duke i dhënë të drejtën e përfaqësimit në gjyq me avokatin Dylber Mani.
Hakmarrja, njoftimi i vëllezërve Shyti shtyn gjyqin më 25 shkurt
TIRANË – Avokati Dylber Mani kishte siguruar në rrugë private njoftimin se Orik Shyti dhe Kreshnik Spahiu, që ndodhen në Zvicër, nuk do të merrnin pjesë në proces gjyqësor dhe për këtë arsye, gjykata duhej të deklaronte mungesën e tyre. Por dje, ishte gjykata ajo që nuk e pranoi të rregullt këtë njoftim. Sipas vendimit të saj, për të deklaruar mungesën e të pandehurve në proces është e nevojshme të paraqitet njoftimi zyrtar. Trupi gjykues la një afat të gjatë për të marrë këtë lajmërim. Kështu seanca e radhës për të pandehurit e grupit "Hakmarrja për Drejtësi", do të jetë më 25 shkurt të vitit 2005. Procesi i djeshëm zgjati më pak se dhjetë minuta. Prokurori Etjen Kapo, tha dje se për të vazhduar një proces të rregullt gjyqësor është e nevojshme që përfaqësia jonë diplomatike në Zvicër të njihet me njoftimin zyrtar të të pandehurve. Ndërsa avokati, gjithçka e ka bërë në rrugë private, gjë që nuk e ka bindur gjykatën ta marrë si të mirëqenë dhe të deklarojë mungesën e të pandehurve për të vazhduar procesin e rregullt. Nga ana e tij, avokati Fatmir Tartale u shpreh se të pandehurit që ndodhen në Zvicër, kanë fituar azilin politik dhe kështu ata nuk do të kthehen asnjëherë në Shqipëri.
Dosja "Hakmarrja"
Akuza
Janë gjithsej 24 vepra penale në dosje, që, sipas Prokurorisë i ka konsumuar për katër vjet radhazi organizata “Hakmarrja për Drejtësi”
Seancat
Që nga viti ‘98-të, kur ka filluar procesi, në gjykatë janë zhvilluar afro 80 seanca pa praninë e të pandehurve dhe me prokurorë të ndryshëm
Të pandehur
Kanë qenë 11 të pandehur të arrestuar në ‘98-ën, të cilët kanë ikur nga qelitë në pranverën e ‘97-ës dhe nuk kanë marrë pjesë në asnjë seancë gjyqësore
I vdekur
Vetëm njëri nga të pandehurit ka vdekur dhe për të është pushuar çështja. Enkelejd Ago është gjendur i djegur në makinë në malin e Dajtit në ‘99-ën
Të arrestuar
Eshte arrestuar muaj më parë në Kodër-Kamëz i shndërruar në tregtar Gëzim Gjoni, një nga anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”.
Kohëzgjatja
Procesi i nisur në ‘98-ën ende nuk ka përfunduar. Mund të jetë çështja që ka zgjatur më shumë në hetim dhe gjykim, pasi ka dhe shumë seanca që ajo të marrë fund.
Të pandehurit
Orik Shyti
Leart Shyti
Altin Arapi
Nikolin Novruzaj
Pasho Novruzaj
Gentian Caka
Kreshnik Spahiu
Roland Shyti
Dritan Hate
Gëzim Gjoni
Enkelejd Ago (i vrarë)
29 shtator 2003
Vritet në qendër të Tiranës gardisti Genci Sina, shofer dhe shoqërues i familjes së kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Altin Arapi është i akuzuar për këtë vrasje
30 tetor 2003
Arrestohet në Belgjikë, Altin Arapi. Akuzohet si vrasës i gardistit Genci Sina, shoferit të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Bashkë me të arrestohen të njohurit e tij, Artan dhe Gazmend Sadiku
30 tetor 2003
Arrestohet në Tiranë punonjësja e Ministrisë së Jashtme, Imelda Tasho, e dashura e Altin Arapit. Akuzohet si bashkëpunëtore e Arapit në vrasjen e Genci Sinës, më 29 shtator 2003
Dhjetor 2003
Sipas avokatëve mbrojtës, Altin Arapi ka paraqitur një kërkesë pranë gjykatës belge, ku pretendon të marrë strehim politik dhe refuzon ekstradimin në Shqipëri
Shkurt 2004
Gjykata e Shkallës së Dytë të gjyqësorit pritet të marrë vendimin e formës së prerë së shpejti për ekstradimin e Altin Arapit nga Belgjika në Shqipëri, brenda marsit të këtij viti
23 dhjetor 2004
Gjykata e Krimeve të Rënda nis procesin, seancën e tretë, në ngarkim të të pandehurve Altin Arapi në mungesë dhe Imelda Tasho e pranishme, për akuzën e vrasjes së Genci Sinës