E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festohet 15-vjetori i themelimit të LDK

24/12/2004  Në përvjetorin e 15-të të themelimit të lëvizjesë parë politike kombëtare në Kosovë, Partisë Demokratike, në Prishtinë u mbajt ceremonia festive, ku morën pjesë udhëheqësit më të lartë institucionalë dhe partiakë të LDK-së në Kosovë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, që operojnë në Kosovë dhe aktivistë të shumtë të Lidhjes Demokratike nga të gjitha hapësirat shqiptare. Presidenti Ibrahim Rugova, në 15-vjetorin të formimit të LDK-së, ka nderuar me medalje të artë të pavarësisë, për merita dhe kontribut të veçantë, prof. Fehmi Aganin, Fehmi Berishën, komandant Sali Çekun, Agim Hajrizin, Enver Malokun, Xhemail Mustafën, Shaban Manajn, Ismet Rracin, Ismail Hajdarajn, Ukë Bytyçin dhe Halil Ymerin. Ky përvjetor është cilësuar i artë për LDK-në, përvjetor i lëvizjes për liri, demokraci dhe pavarësi të shqiptarëve të Kosovës. Madje është vlerësuar si rikonfirmim i rrugës së shenjtë që populli i Kosovës, i udhëhequr nga LDK-ja, e nisi dhe po e përmbyll denjësisht si fitimtare e çdo beteje politike e diplomatike brenda dhe jashtë vendit tonë. Presidenti Rugova, i pranishëm në këtë solemnitet festiv, e quajti këtë jubile të artë të LDK-së si jubile të madh për LDK-në dhe për Kosovën, si dhe për botën shqiptare. “23 dhjetori i vitit 1989 ka hyrë në historinë e Kosovës si njëra nga datat më të rëndësishme për vendin tonë, për fatin e mirë të vendit tonë. LDK-ja ishte shpresë dhe besë për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët”, theksoi Presidenti Rugova. Presidenti para të pranishmëve ka theksuar se “pas 10 vjetësh udhëheqje paqësore, LDK-ja së bashku me popullin e Kosovës në vitet ’98 dhe ’99 doli në mbrojtje të vendit me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me forcat e tjera që vepruan së bashku me emrin e UÇK-së dhe me përkrahjen e miqve tanë e kurorëzuan lirinë e vendit tonë. Falë filozofisë miqësore dhe paqësore të LDK-së, Kosova u bë e lirë me mbrojtjen e NATO-s, të SHBA-ve dhe të BE-së më 12 qershor 1999, që populli i Kosovës e konsideron Ditë të Lirisë”.

Themelesit e LDK-së

Në mesin e 100 nënshkruesve pë formimin e LDK-së, partisë së parë të formuar pas shembjes së Lidhjes Komuniste të Kosovës, janë të njohur: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Ramadan Musliu, Gani Mehmetaj, Xhemaj Mustafa, Milazim Krasniqi, Mehmet Kraja, Skender Blakaj e Ali Aliu. Prej tyre sot në LDK janë vetëm 3 veta, dr. Ibrahim Rugova, kryetar I Kosovës dhe I Partisë, Ramadan Musliu deputet I LDK-së në Parlamentin e Kosovës dhe gani Mehmetaj publicist. Të tjerët ose janë vrarë (Fehmi Agani e Xhemajl Mustafa) ose janë larguar nga LDK-ja në proceset e mëvonshme të konstituimit të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›