E Shtunë, 31 Tetor 2026

80 vjeç kërkon dashurinë, qyteti me afishe

 

Nuk ka mundur ta kapërcejë idenë për të kaluar ditët e fundit të jetës së tij i vetëm, dhe kështu një italian nga qyteza e vogël Spezia, 80 vjeç, ka vendosur të mbushë qytetin e tij me njoftime, ku kërkonte zemrën binjake. Në mesazh, i cili qëndronte në çdo cep të qendrës, i moshuari e përshkruan shoqen që kërkon si jo më të re e mundësisht vendase. Kush e gjente njoftimin në fillim mendonte se ishte shaka, por më pas njoftimet u përhapën në të gjithë qytetin dhe protagonisti i ngjarjes ka konfirmuar gjithçka, duke shpjeguar se ka organizuar çdo gjë me kujdes për të mos ia lënë çdo gjë rastësisë. Shpërndarja e njoftimeve ishte e organizuar mirë, ai i kishte vendosur nën qepenat e dyqaneve, përpara studiove profesionale dhe në ballkonet e shtëpive të komunës. Në letrën e prezantimit, i moshuari thotë se kërkon një grua të pjekur, pa pretendime, mundësisht “vendase”, për të ndarë të njëjtat vlera të shëndetshme. Për momentin askush nuk i ka kthyer përgjigje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›