E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Microsoft” akuzohet për racizëm

 

Gjigandi i informatikës “Microsoft” është akuzuar se ka zëvendësuar në një imazh publicitar, imazhin e një nëpunësi me ngjyrë me një burrë të bardhë. Në foto tregohen disa nëpunës të ulur në një tryezë, dhe në SHBA reklama është shfaqur me një grua të bardhë, një burrë me ngjyrë dhe një aziatik. Por jo në faqen polake të kompanisë. Kështu, kundër “Microsoft”-it kanë nisur akuzat për dallime raciale. Kompania ka nisur një hetim të brendshëm për të zbuluar se kush e ka bërë këtë ndryshim. Që ishte bërë ndryshim në faqen polake kjo ishte më se e dukshme, edhe pa krahasuar të dyja fotot. Nëpunësi i “ndryshuar” në faqen polake e kishte fytyrën të bardhë, por duart e zeza. Menjëherë pasi u zbulua, reklama me sipër akuzat për diskreditim racial pushtoi të gjithë rrjetin. Kompania e Bill Gates ka marrë masa të menjëhershme duke e fshirë foton e përpunuar dhe ka nisur hetimin për të zbuluar përgjegjësit e kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›