"800 euro në ditë më merrte tutori"
14/01/2005 Vendos të hakmerret ndaj bashkëshortit të "rremë", vetëm pasi mëson se nga paratë e fituara nga puna si prostitutë, nuk mori asnjë kacidhe. Ishte vetëm 19 vjeçe kur rrëmbehet nga djali me emrin Albert Veshi. Familja e detyruar pranon ta martojë, por në largësi. Kështu, Aida Spaho largohet me emër dhe dokumente të rreme për në Itali. Albert Veshi u largua me emrin Lile Banushi, ndërsa vajza me emrin Vojsava Agolli. Fillimisht kaluan kufirin për të qëndruar disa kohë në shtëpinë e motrës së të pandehurit. Këtu bien dakord edhe për martesën.
Celebrimi
Ndërsa ishin në Itali, në Berat, familjet e dy të rinjve bëjnë celebrimin në gjendje civile. Gjithçka u bë e besuar. Një ditë të bukur të vitit 2000, nisen për në Belgjikë. Këtu do të nisë edhe kthesa e 19-vjeçares dhe bashkëshortit të saj të "rremë". Vajza, të gjithë historinë e saj rrënqethëse e ka treguar me hollësi dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda, në një seancë për sigurimin e provës. Prokuror ishte Anton Martini, ndërsa gjyqtar Gurali Brahimllari. Djali nga Berati dhe vajza nga Skrapari, pas largimit nga Belgjika, janë takuar dje në gjykatë.
Rrëfimi
"Dita e parë që arritëm në Belgjikë. U sistemuam në një dhomë të marrë me qira. Në mbrëmje, Alberti u fut drejt e në temë. Më tha të dilja të nesërmen në rrugë, se vetëm kështu do të rregullonim jetën. Unë nuk pranova. Por filloi të më rrihte. Mbi kurrizin tim ranë shufrat e hekurit. E ndërsa më godiste, qëllonte me thikë murin, duke më treguar se edhe mua do të më coptonte ashtu si bënte me të. Në këto kushte pranova të punoja si prostitutë". Kështu e filloi rrëfimin e saj vajza, tashmë 23-vjeçare nga Skrapari. Më pas, ajo i tregoi gjykatës se ka dalë si vitrinë në dyqan. Aty rrinte për 12 orë. Priste klientët. Kalonte në ditë shumë prej tyre. Prej secilit merrte nga 50 deri në 100 euro. Marrja e parave ishte në dëshirë të klientëve. Tregoi se një ditë pune prej 12 orësh i shkonte 800 euro. Të gjitha paratë shkonin në duart e Albert Veshit.
Rumunia
Vajza nga Skrapari tha dje para Krimeve të Rënda se, në vitrinë me të rrinte edhe një vajzë rumune. Kjo e fundit punonte për një tjetër tutor. Paratë e qirasë ndaheshin përgjysmë. Dyqani, sipas vajzës, ishte marrë me qira kundrejt një shume prej 200 eurosh në ditë, secila nga vajzat. Ngjitur me dyqanin ku të rejat qëndronin si vitrina, ishte edhe dhoma ku ushtronin profesionin e prostitutës. Kjo punë vazhdoi për gati dy vite rresht. Aida Spaho tregoi dje se gjatë gjithë kohës ishte e mbikëqyrur nga i pandehuri. "Unë qëndroja në vitrinë. Dyqani ishte me xham përpara dhe kështu isha nën survejim. Alberti qëndronte gjatë gjithë ditës para dyqanit. Nuk arrita të largohesha dot".
Kthimi në Shqipëri i "çiftit"
"Alberti, pasi futi në xhep të gjitha paratë që unë fitoja në ditë, vendosi të kthehej. Erdhëm të dy dhe shkuam në Berat në shtëpi. Pasi qëndruam disa ditë, unë shpresoja se do të blenim një shtëpi dhe nuk do të ktheheshim më në Belgjikë. Alberti më mori dhe shkuam në Sarandë. Aty blemë një apartament 36 milionë lekë dhe një lokal që kushtoi 55 milionë lekë. Kujtova se pronat do të regjistroheshin në emrin tonë. Por më vonë mësova se pronat ishin regjistruar në emrin e nënës së Albertit". Vajza tha dje se, bashkëshorti i saj, me letra fiktive në Berat, e nxori pa asnjë lekë. Por nuk përfundoi këtu. Alberti me paratë e fituara nga Aida Spaho bleu edhe dy makina luksoze. Një "Benz" elegance dhe një tjetër slloun. Deri dje, Prokuroria nuk kishte dijeni për pronat që kishte i pandehuri. Adresat e tyre ia dha me saktësi vajza e shfrytëzuar në Itali e Belgjikë si prostitutë për gati 16 muaj. Prokurori Anton Martini, tha se mbi pronat që figurojnë nën emrin e nënës së të pandehurit, do të vendoset masa e sekuestros.
Mashtrimi i Albertit dhe denoncimi
I pandehuri, sipas vajzës, mendoi se pas blerjes së pronave do të largonte edhe atë përgjithmonë. Kështu, ai këtë radhë nuk niset për në Belgjikë, por preferon ta dërgojë vetëm vajzën në vendin nga erdhën. "Unë u nisa në Belgjikë këtë radhë me pasaportë me emrin tim, nga Kakavija. Mbërrita atje dhe prita se mos vinte Alberti, por ai më gënjeu. Kisha vendosur ta denoncoja atje, sapo të mbërrinte dhe ta burgosja, por i shpëtoi kësaj gjëje. Pas një pritje të gjatë, u nisa për në shtëpi. Ia tregova prindërve të gjithë historinë që më kishte ndodhur dhe vendosa ta denoncoja. Kur u ktheva nga Belgjika, Alberti më merrte në telefon dhe më kërcënonte se do të më eliminonte të gjithë familjen, në rast se unë do të shkoja në polici. Vetë i pandehuri nuk pranoi se e kishte shfrytëzuar vajzën. Ai tha se ishte i dashuruar me të dhe se të gjithë trillimin e denoncimit e kishte bërë babai i saj. Por vajza kundërshtoi, duke thënë se kishte ardhur momenti të tregonte të gjithë të vërtetën, pasi për dy vjet rresht ka arritur të hajë vetëm bukë e të vishet me paratë që fitonte gjatë gjithë ditës, ndërsa i pandehuri u mundua të pasurohej.