Rrezikon shembjen Muzeu i Apolonisë
14/01/2005 FIER - Muzeu i Apolonisë, në qytetin antik me të njëjtin emër në rrethin e Fierit, po shkon drejt shëmbjes. Gjithçka e pozuar që
nga statujat e zbulimet e hershme arkeologjike rrezikohen të mbulohen sërish nga dheu, që mund të shkasë nga momenti në moment, japin alarmin arkeologët, ndërsa bëjnë të ditur se edhe vetë ndërtimi i këtij salloni muzeal është bërë në formë të tillë që stimulon këtë shëmbje.
Sipas arkeologut Bashkim Vreka, mësohet se, “prej vitesh në pjesën e prapme të këtij muzeu, ku toka është në formë humnere nuk është ndërmarrë asnjë punim restaurues. Edhe një mur i hershëm rrethues në anë të këtij muzeu është shembur dhe
gurët kanë rënë nga të dy anët”.
Ndërkohë çarjet që kanë pësuar muret dhe dyshemeja e këtij salloni duken qartë. Këto çarje janë të dukshme edhe në çati.
Më e rëndë bëhet situata nga pesha e rëndë e monumenteve antike të vendosur në këtë muze.
Megjithë kërkesat për ndërhyrje, sipas arkeologëve të kësaj pike, mësohet se përballë këtij fakti askush deri tani prej Institutit të Monumenteve nuk ka firmosur për restuarimin urgjent, duke e lënë gjithçka në mëshirë të fatit.
Përballë gjendjes alarmante të krijuar në Apoloninë e lashtë, edhe krerët e pushtetit vendor heshtin para rrënimit të tillë dhe nuk kujtohen të ndërhynë për shmangien e shkatërrimit të tij.
Gjendja e krijuar nuk është aspak e këndshme edhe për ata vizitorë të pakët, të cilët në vend që të shikojnë aty zbulimet arkeologjike, gjejnë rrënojat antike në shkatërrim për mirëmbajtjen e të cilave askush nuk mban përgjegjësi.