E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet përdhunuesi homoseksual

14/01/2005  Agron Glloga u arrestua nga efektivat e policisë kriminale të Komisariatit nr.3, nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve homoseksuale me dhunë. Ngjarja ka ndodhur 7 muaj më parë, por nuk është faktuar veçse para 3 ditësh në rrugë operative, nga agjentët e antikrimit.

Ngjarja

Ndonëse ishte i martuar dhe me fëmijë, madje dhe gjysh, asgjë nuk e ka penguar Agron Gllogën t'u japë jetë instikteve të tij prej homoseksuali. Burime zyrtare nga Komisariati nr.3, bëjnë të ditur se, 42-vjeçari banonte te lagjja "Bregu i Lumit" në një shtëpi private. Plot 7 muaj më parë, duke përfituar nga mungesa e të afërmve, ai kishte ftuar në banesë një djalë 15-vjeçar, fqinj të tijin. "Të lutem eja më ndihmo të mbajmë bashkë një depozitë uji, pasi nuk kam asnjeri në shtëpi dhe nuk e mbaj dot vetëm. Kemi vetëm 5 minuta puna, nuk do të të hajë më tepër kohë", mësohet t'i jetë drejtuar përdhunuesi presë së tij. Adoleshentit as që ia merrte mendja atë që e priste. Ai kishte pranuar të jepte ndihmesën e tij, duke hyrë në banesën e Agron Gllogës. Por, për habinë e minorenit, me të kapërcyer pragun, dera u kyç prapa tij. E megjithatë, ai u shpreh për blutë se përsëri nuk besonte të binte pre e dhunës seksuale. Kulmi i poshtërsisë së Gllogës mund të arrinte te kanosja apo grabitja. Pak minuta më pas, nën zërin e lartë të televizorit, 15-vjeçari u përdhunua egërsisht nga fqinji i tij. Pas aktit, ai e kërcënoi viktimën se, nëse do të fliste do ta ekzekutonte. Burimet shtojnë se, në fillim, adoleshentit i vinte turp të tregonte atë që i kish ndodhur, por më pas, nuk kish hezituar t'ua thoshte të vërtetën prindërve. Ata denoncuan në komisariat pa humbur kohë, por ishte vonë. Duke qenë se kishin kaluar disa ditë, mjeku ligjor nuk mund të kryente ekspertizën. Kësisoj, agjentëve të policisë kriminale nuk u mbeti tjetër, veçse ta faktonin krimin me materiale në rrugë operative, e më pas ta arrestonin Agron Gllogën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›