Studentja “killer” mbërrin në burgun 313
14/01/2005 KORÇE – Pesë ditë pas vrajes së studentes 20-vjeçare Suela Sina nga qyteti i Prrenjasit, e dyshuara si autore e krimit të rëndë, Ornela Capollari ka përfunduar dje pas hekurave të qelive të burgut të sigurisë së lartë 313, në kryeqytet. Misteri akoma i pazbardhur në këtë tragjedi, ka mbetur arma që kreu krimin. Capollari vazhdon të heshtë për identitetin e personave nga ka marrë armën, ndërsa grupi i hetimit vazhdon punën për të provuar autorësinë dhe për të gjetur “pronarin” e pistoletës së tipit TT, e cila dyshohet se është përdorur në ekzekutime të disa personave në qytetin e lindjes së Capollarit, Pogradec. Ndërkohë që periferia e qytetit të Korçës, atje ku ndodhen edhe godinat e qytetit studenti, kanë filluar jetën e tyre të zakonshme, edhe pse me frikë për atë që ndodhi.
Transferimi
Dy ditë më parë, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, pas një procesi disa minutësh, është dhënë edhe vendimi i masës me “burg pa afat”, për të dyshuarën si autore të vrasjes së studentes Suela Sina, Ornela Capollari. Ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit, ajo është shoqëruar nga toga e policisë së Korçës, për të qëndruar në qelitë e paraburgimit në Burgun 313 të kryeqytetit. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se një masë e tillë është marrë pasi në qelitë e Korçës nuk janë kushtet e mira dhe të mjaftueshme për të mbajtur femra. Tashmë duket se për grupin e hetimit nuk ka më shumë dyshime, sidomos pas procesit të djeshëm në gjykatë, që autorja e vrasjes është Ornela Capollari, nga qyteti i Pogradecit. Ndërkohë që dje nuk është transferuar vetëm Capollari. Gjatë ditës së djeshme kanë qenë edhe shoqet e saj të dhomës që janë çuar në një konvikt tjetër për të jetuar. Blerina Shina, Donika Çekiçi, Elona Cenolli dhe Doriana Muzikanti, të cilat ishin shoqet e dhomës së Ornelës dhe Suelës, pasi kanë kaluar disa ditë pas aktit të vrasjes së shoqes së tyre të dhomës pranë familjeve, i janë rrikthyer përsëri jetës në konvikt dhe në fakultetet e tyre. Por, këtë herë ndryshe nga më parë, ato nuk kanë dashur të jetojnë në dhomën ku ndodhi edhe krimi. Dhoma 61 e konviktit, ku jetonin të gjashta vajzat, tashmë është e mbyllur me çelës dhe në të është e ndaluar rreptësisht të hyjë ndonjë person. Nuk dihet ende se ç’do të bëhet me këtë dhomë dhe me pajisjet që ndodhen atje. Për të mos pasur frikë dhe për të mos krijuar probleme nga më të ndryshmet, është menduar nga drejtoria e konvikteve, që të katër vajzat, të cilat jetonin në dhomën ku ndodhi vrasja, të evakuohen dhe të çohen pë të jetuar në godinën tjetër të vajzave. Ato do të shpërndahen në dhoma të ndryshme, atje ku ato kanë shoqet, ose ku të krijohet mundësia më e mirë që të gjendet për vajzat.
Studentët ndihen të frikësuar
Edhe pse tashmë kanë kaluar vetëm gati pesë ditë pas ngjarjes, studentët ende ndihen shumë të frikësuar. Manjola Mëhilli, përfaqësuese e këshillit studentor, thekson se ekziston shumë frika te studentët dhe sidomos tek ato vajza. “Shumë vajza janë ankuar se pas ngjarjes që ndodhi kanë frikë të dalin jashtë. Edhe kur kanë ndonjë punë të rëndësishme për të dalë, shkojnë dhe vijnë me vrap dhe më frikë, sikur nga momenti në moment t’i kapë dhe do t’i vrasë dikush. Edhe shoqeve të ngushta duket sikur nuk ju besohet më”, thekson ajo. Por kjo është vetëm një nga ato arsye që nxjerrin studentët. “Tashmë edhe nami i keq na duhej. Shumë vajza kanë ardhur këtu edhe pse ndoshta prindërit nuk kanë dashur që ato të jetojnë në konvikt. Tani edhe ngjarja që ndodhi, do sjellë shumë probleme. Kemi frikë të ecim rrugës, se duket sikur të gjithë njerzit na shohin ne dhe flasin, ja këto konviktoret”, shton Mëhilli.