E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 janari”, dëshmitari: Nuk i identifikoj dot vrasësit

 Shtetasi Artes Dybeli, tha se kishte qenë rastësisht në ngjarje atë ditë, pasi e kishte lënë të takohej me një mik të tij, ndërsa mbeti i plagosur me dy plumba.

Ai tha para trupit gjykues se nuk dinte se kush e kishte qëlluar dhe mund t’i identifikonte dot. Procesi në Gjykatën e Tiranës pritet të vazhdojë me thirrjen e një sërë dëshmitarëve të tjerë, midis tyre edhe deputetë të Partisë Socialiste si dhe gardistë. Në proces, janë të akuzuar nga Prokuroria ish-shefi i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, gardisti, Agim Llupo si dhe ish-shoferi i Gardës, Margarit Kume.

Prendi akuzohet për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj, ndërsa Llupo akuzohet për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit. Vrasja e katërt ajo e Aleks Nikës, nuk është zbardhur ende nga Prokuroria. /Start/

                                                                                             2012-06-13 14:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›