Nishani: Policia e paanshme ndaj politikës

Presidenti i ri i vendit, tha se policia shqiptare ka vendosur një tjetër standard për garantimi e një ambienti të sigurt gjatë proceseve zgjedhore.
“Ka qenë një standard që e kemi rivendosur, një standard i cili padyshim do të përmirësohet edhe më shumë, por ky është një kontribut shumë i madh që i keni dhënë asaj që ne sot në shoqërinë tonë diskutojmë aq shumë, debatojmë aq shumë, që ka të bëjë me nivelin e demokracisë. Standardi që Policia e Shtetit ka rivendosur sot në krijimin e ambientit tërësisht të distancuar nga ndikimet politike, plotësisht i përfshirë në garantimin e sigurisë dhe të rendit, për individët, për grupimet politike, aktivitetet, është një vlerësim i cili juve ju ka ardhur në radhë të parë nga qytetarët shqiptarë dhe çdo vlerësim që vjen nga qytetari në mënyrë të drejtpërdrejtë, më besoni është vlerësimi më i madh që mund të fitojë dhe duhet ta fitojë një individ dhe një punonjës shteti kudo që ai të jetë”, nënvizoi.
Nishani tha se me rëndësi për punonjësit e policisë është edhe integriteti moral. “Raporti i Policisë së Shtetit është me individin, është me qytetarin e thjeshtë, është me grupe të ndryshme shoqërore, është në ballafaqime interesash të ndryshme. Kështu që përtej profesionalizmit, i cili është shumë i domosdoshëm, integriteti, integriteti dhe vetëm integriteti duhet t’ju karakterizojë, sepse është instrumenti që do të lehtësojë maksimalisht punën tuaj dhe do t’ju ndihmojë në arritjen e sukseseve gjithmonë e më të mëdha”, shtoi. /Start/
2012-06-13 13:39