Tenderi 3G, AKEP nis konsultimet

Sipas deklaratës, diskutimet që do të zhvillohen me operatorët e tregut të telefonisë celulare, si dhe me grupet e tjera të interesit, do të kenë në qendër të vëmendjes mënyrën e dhënies së licencave për përdorimin e brezit të gjerë të komunikimit 3G dy kompanive të mbetura në vendin tonë.
Gjatë diskutimeve përfaqësues të AKEP do të mundohen të kuptojnë se cila do të jetë metoda më e mirë për pajisjen me licencë të operatorëve të mbetur pa këtë të drejtë, pra nëse do u jepet në të njëjtën kohë licenca të dy operatorëve, dhe çmimi me të cilën do pajisen me licencë këto dy kompani.
Këto diskutime, nisin dhe për shkak të dështimit të dhënies së licencës së tretë 3G gjatë tenderit të zhvilluar nga AKEP në muajin shkurt. Tenderi i tretë për dhënien e kësaj licence dështoi pasi dy kompanitë e mbetura, Eagle Mobile dhe Plus Comunication dhanë oferta më të ulëta se sa pragu i vendosur nga AKEP. /Start/
2012-06-13 14:15