Jepen certifikatat e cilësisë për 19 kompani
03/12/2009 Projekti i ICE-s
Janë 19 firma shqiptare në sektorin e peshkimit dhe atë agroushqimor që do të pajisen me certifikata të cilësisë. Ceremonia do të zhvillohet sot me finalizimin e projektit të financuar nga ICE-s, që zgjati 18 muaj. Ky projekt synon të njohë firmat shqiptare të këtyre sektorëve me proceset e nevojshme për garantimin e sigurisë ushqimore si edhe të ofrojë zgjidhje për problemet e ndryshme që kanë të bëjnë me konformitetin e përbërësve të produktit, me etiketimin dhe publicitetin. Projekti i certifikimit të produktit dhe të procesit realizohet në bazë të ligjit 84/2001, që trajton format e pjesëmarrjes italiane në procesin e stabilizimit, rindërtimit dhe zhvillimit të Ballkanit. ICE është enti zbatues i këtij projekti, i cili u realizua falë bashkëpunimit të CDQ Italia Srl në cilësinë e partnerit strategjik, të partnerëve të tjerë italianë dhe partnerëve shqiptarë si Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë apo Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.