E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncesion për HEC-in mbi Zallin e Germanit

03/12/2009  Shtyhet pranimi i ofertave për dhënien me koncesion të hidrocentralit mbi Zallin e Germanit. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi se data për pranimin e ofertave është shtyrë më 7 dhjetor të këtij viti, nga 25 nëntori kur ishte planifikuar më parë. Sipas burimeve zyrtare nga ky dikaster, gara për dhënien me koncesion të HEC-it “Germani 1, 2, 3” është e hapur për të gjitha subjektet e interesuara, të cilat mund të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar pranë ambienteve të METE-s. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është autoriteti kontraktues, i cili në zbatim të nenit 18, mbi sqarimet dhe modifikimet e ligjit nr. 9663, “Për Koncesionet”, i ndryshuar ka vendosur të bëjë disa ndryshime në “Përmbajtjen e kërkesës për propozim”, duke shtyrë afatin e dorëzimit të ofertave për kompanitë vendase dhe të huaja që mund të marrin pjesë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›