Lista e dëshirave të Witherspoon
Fituesja e çmimit Oscar, Reese Witherspoon, do të luaj në filminv“Wish List” (Lista e Dëshirave), të prodhuar nga shtëpia Walt Disney. Është ky një rrëfim për një grua e cila befasisht kupton se do t’i përmbushen dhjetë dëshirat që i kishte sa ishte fëmijë.
Rolin kryesor në film fillimisht ishte menduar se do ta luante një mashkull, por producentët në fund vendosën që ta angazhonin Reese Witherspoon. Xhrimi i filmit, skenarin e të cilit e ka shkruar Randy Mayem Singer, do të duhej të fillonte gjatë kësaj vjeshte, pasi që Witherspoon të kryej lindjen.
Rese Witherspoon është fituese e çmimit Oscar për filmin “Ecja në Tel”. Ajo njihet edhe për rolet në filmat “Legally Blonde”, “How Do You Know”, “American Psycho” , “Sweet Home Alabama”, etj.