“Hotel me 5 yje” për Ratko Mlladiçin në Hagë

Qelia për Ratko Mladiçin është gati: 15 metër katrorë, me banjë, dush dhe televizor, raporton DW-ja. Nga dritarja vjen ajër i pastër deti nga plazhi aty pranë në Detin e Veriut. Dera e qelisë do të qëndrojë shumicën e kohës e hapur. Kështu që Mladiç do të ketë mundësi të shkojë në palestër, në dhomën e lutjeve, tek një prift, të cilin do ta zgjedhë vetë, apo në dhomën e përbashkët për të luajtur futboll tavoline (kicker), ndoshta me Radovan Karadxhiçin, i cili është gjithashtu i burgosur në tribunalin për-Jugosllavinë.
"Këtu është si në hotel. Ai jeton shumë, shumë më mirë se viktimat, që jetojnë sot akoma në Srebrenicë në kampet e refugjatëve, apo në Holandë. Për viktimat është me të vërtetë e tmerrshme, ajo që ndodh këtu", thotë Johanne von Wurkom, e cila angazhohet në një organizatë, që mbështet të afërmit e viktimave të Srebrenicës.
Aty u vranë në vitin 1995 rreth 8.000 djem, burra dhe pleq boshnjakë. Ratko Mladiç, i cili kishte hyrë me trupat e tij serbe në zonën e mbrojtur nga OKB-ja, ka urdhëruar masakrën. Për këtë ai duhet të përgjigjet tani para tribunalit për Jugosllavinë në Hagë. OKB e krijoi tribunalin në vitin 1993, dy vjet para masakrës së Srebrenicës.
Tribunali për ish-Jugosllavinë e para gjykatë botërore
"Ishte gjykata e parë me të vërtetë ndërkombëtare, që u ngrit. Njerëzit thonë shpesh, është e dyta pas tribunalit të Nurembergut. Por Nurembergu u krijua me vullnetin e fuqive fituese pas Luftës së Dytë Botërore. Ky Tribunal u krijua me vendimin unanim të shteteve anëtare të OKB-së. Kjo e bën atë gjykatën e parë të vërtetë botërore", thotë Nerma Jelaçiç, zëdhënëse e tribunalit për ish-Jugosllavinë. Ky institucion nuk duhet ngatërruar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, që është e vendosur gjithashtu në Hagë, por që punon që nga viti 2003 për të gjykuar gjenocidin dhe krimet e luftës në gjithë botën. Gjykata për Jugosllavinë ka një mandat të kufizuar në mënyrë rigoroze. Ajo duhet të dënojë vetëm mizoritë e luftërave të Jugosllavisë në fillim të viteve 1990-të. 161 akuza janë ngritur, 126 procese kanë përfunduar.
A do të zgjatet koha e veprimtarisë së gjykatës?
Procesi kundër Radovan Karadxhiçit është në vazhdim, ndoshta do të zgjasë deri në vitin 2013. Pastaj gjykata do të duhej të mbyllej shpejt, shpjegon Serge Brammertz, kryeprokuror në gjykatën për Jugosllavinë. "Gjykata është krijuar për një kohë të kufizuar. Gjykata, sidomos në vitet e para, është dashur të merrej me çështjet më të rënda. Në vitin 2004 Këshilli i Sigurimit vendosi për të ashtuquajturën “Completion Strategy”, që do të thotë, ai ka thënë, se nga viti 2004 nuk duhet të ketë padi të reja dhe gjykata duhet të përpiqet, që një pjesë të proceseve t'ia lërë autoriteteve në ish-Jugosllavi."
Por pas arrestimit të Ratko Mladiçit po rinegociohet. Deri në vitin 2016 mund të zgjasë procesi i tij. Dhe në qoftë se ndërkohë kapet edhe Goran Hadxhiç, i akuzuari i fundit i tribunalit, i cili është ende në arrati, atëherë do të kalonte disi më shumë kohë, derisa tribunali për Jugosllavinë të mbyllej përfundimisht./Start/
2011-06-01 11:14