Jemen, 37 të vdekur nga përleshjet në Sana

Lajmi bëhet i ditur nga mjekët dhe zyrtarët vendor të cilët theksuan se përleshjet filluan pas përfundimit të armëpushimit. Forcat qeveritare të presidentit Saleh u përleshën me forcat e liderit fisnor me ndikim në vend, Sheikh Sadiq al-Ahmar.
Analistët theksojnë se konflikti ka rrezik të shtyjë Jemenin në drejtim të luftës civile.
Jemeni po përballet me rritje të trazirave në shumë zona pasi Presidenti Ali Abdullah Saleh refuzoi të linte pushtetin.
Dëshmitarët okularë raportuan për luftime të ashpra në kryeqytet gjatë të gjithë natës teksa të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për prishje të armëpushimit./Start/F. P/
2011-06-01 11:27