“Në tokën mes kufijve”, në Oda

Pas një pritje të gjatë, në Teatrin Oda në Prishtinë vjen filmi "Në tokën mes kufijve".
Drama “Në tokën mes kufijve”, është realizuar sipas skenarit dhe regjisë së Arben Kastratit, ndërsa përshkruan historinë e tre shqiptarëve që rastësisht takohen “në tokën mes kufijve”.
Në takimin mes shqiptarit nga Kosova që ndjen mungesën e atdheut, mungesën e identitetit kombëtar, shqiptarit nga Shqipëria që ndjen pasojat e atdheut komunist që e ndjek, e dhunon dhe shqiptarit nga Maqedonia, të cilin shteti as që e trajton, të tre shqiptarët hasin në divergjenca, si pasojë e besimeve të ndryshme e botëkuptimeve që kanë për atdheun, identitetin, kombin, botën.
Të tre janë shqiptarë, të tre kanë nevojë të ikin… për ku…?
Luajnë: Adem Karaga, Muzbajdin Qamili, Arben I. Kastrati, Vedat Haxhiislami, Besnik Krapi, Ernest Zymberi, Denalda Teli, skenografia e kostumografia: Shqipe Kamberi,
muzika: Labinot Krasniqi, kamera: Yll Çitaku, zërimi: Pellumb Ballata, ndriçimi: Lulëzim Bejta, montazhi: Albin Xharra, skenari e regjia: Arben I. Kastrati,
zhanri: dramë, kohëzgjatja: 90 min.