E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avatar fiton dy Golden Globe

“Avatar” ka marrë dy gonge të çmimeve Golden Globes – duke fituar çmimin për Filmin më të Mirë dhe regjisorin më të mirë, për regjisorin James Cameron.

Emisionin televiziv “Dexter” po ashtu ka fituar dy çmimeve, me Michael C Hall për aktorin më të mirë në TV-Serial përderisa John Lithgow që ka fituar për aktorin më të mirë në rol dytësor.

Robert Downey Jr, ka mbajtur fjalimin më të mirë në mbrëmje pasi ka marrë çmimin për humoristin më të mirë në filmin “Sherlock Holmes”.

Duke ju referuar muzikës në të cilën ai bën edhe shushurimat në të, ai ka thënë: Nëse fillojnë violinat unë do të shpërthej në vaj!”.

Pastaj ai ka bërë humor dhe ka falënderuar gruan e tij që i kishte treguar Matt Damon se ai do të fitonte por ai nuk ishte parapërgatitur për të mbajtur fjalim.

Pavarësisht 25 nominimëve, përfshirë dy në këtë vit, magneti i çmimeve Meryl Streep përsëri ka arritur që të merr një çmim duke fituar çmimin për aktoren më të mirë.

Aktorja e filmit “Julie & Julia”, e cila po ashtu ishte nominuar për rolin e saj në filmin “It’s Complicated”, ka thënë se ajo ishte e “shumë e tensionuar” pasi ka fituar për aktoren më të mirë në kategorinë për mjuzikëll dhe komedi.

Ajo ka shtuar: “Në karrierën time të gjatë kam luajtur shumë gra të jashtëzakonshme kurse tani kam gabuar për njërën, më të rëndësishmen”.

Ajo i ka kushtuar edhe një homazh nënës së saj duke e quajtur atë “heroinë speciale”.

Drew Barrymore ka mbajtur një fjalim të hallakatur dhe ka kërkuar falja pse ka harruar “etiketën” pasi ka marrë çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj në mini-serialin televiziv, “Grey Gardens”.

James Cameron ka mundur ish gruan e tij Kathryn Bigelow për regjinë më të mirë dhe ka pranuar se ai kishte paraparë që ta fitonte atë dhe se ai mendonte se ajo e kishte marrë çantën për çmime për filmin “The Hurt Locker”.

Mike Tyson ka zënë skenën me aktorët pasi filmi “The Hangover” ka marrë çmimin për komedinë më të mirë.

Mo’nique ka mundur Penelope Cruz dhe aktoren e re Anna Kendrick për të marrë çmimin e parë të mbrëmjes.

Aktorja dhe humoristja ishte dominuar për aktoren më të mirë dytësore në filmin “Precious”.

Ajo ia ka dedikuar çmimin viktimave të dhunës, karakter ky që e luan aktorja kryesore në film.

“Do ta festoj këtë çmim me të gjithë anëtarët e Preciouses”, me të gjithë Mary-it; do ta festoj këtë çmim me çdo person që është prek nga kjo gjë”, ka thënë ajo.

“Është koha të flas. Kjo është në rregull të ngrehim zërin”.

Filmi i “Pixar”, “Up” ka marrë çmimin për Filmin më të mirë të animuar, që është prezantuar nga Paul McCartney.

Toni Collete ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në TV serialin “The United States of Tara”.

Alec Baldwin nuk ishte në ngjarje për të marrë çmimin për aktorin më të mirë në TV Serialin “30 Rock”, pasi që kishte refuzuar ngjarjen për të marrë pjesë në një mbrëmje bamirësie.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›