“Stop” edhe 24 orë në Kakavijë!

Greva e doganierëve grekë vijon duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve.
Që nga fillimi i javës në vendkalimet kufitare të Kakavijës (Gjirokastër) dhe "Tre Urat" (Përmet), është bllokuar qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit me Greqinë.
"Greva e doganierëve grekë do të vazhdojë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme", thanë burimet zyrtare nga Policia Kufitare e Migracionit, duke shtuar se kjo grevë ishte paralajmëruar një javë më parë nga autoritetet doganore greke.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë qarkulluar nga të dyja anët e kufirit 2500 këmbësorë, shifër kjo tepër e ulët, ndërkohë që të gjitha automjetet e tonazhit të lartë (maune) janë bllokuar pranë kufirit për shkak të bllokimit të procedurave doganore./Start/
2011-10-19 17:23