E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Where the Wild Things Are” i pari në Box Office

Where the Wild Things Are është i pari për këtë javë sa i përket filmave më të shikuar në Amerikë, kanë thënë studiot sot. Filmi është interesant pasi në qendër ka një djalë të vogël i cili bie në ujëra të këqija.

Filmi i bërë me regji të Spike Jonze i cili është i bazuar në një film për adoleshent ka kaluar të gjithë parashikimet dhe në shtëpi ka marrë 32.5 milion dollarë nga biletat e shitura.

Suksesi duhet ti kushtohet Spike Jonze, i cili morri një libër brilant dhe e bëri film të mrekullueshëm, ka thënë Dan Fellman, president i distribuimit të kompanisë Warner Bross, e cila e ka dhënë premierën nëpër kinema.

Fellman ka thënë se Wild Things ka shënuar edhe vikendin më fitimprurës gjatë tetorit, dhe ka hedhur poshtë kritikat të cilët kanë thënë se filmi është i frikshëm për fëmijët.

Me duket se ata janë pak xheloz, ka thënë ai. Ne e dimë saktësisht çfarë kemi në dorë. Kemi shpenzuar 70 për qind të medias tonë për të tërhequr publik adoleshent.

Në pozitën e dytë këtë vikend është filmi Law Abiding Citizen, në të cilin rolin kryesore e luan Jamie Foxx. Edhe ky film ka tejkaluar parashikimet pasi që ka fituar 21 milion dollarë duke u bërë njëri prej filmave që ka fituar më së shumti.

I treti është filmi horror me buxhet të vogël, "Paranormal Activity", i cili ka arritur që ti sjell rreth 20.2 milion dollarë fitime kompanisë Paramount Pictures.

Wild Things bazohet në librin e Maurice Sendak të vitit 1963, i cili përdori vetëm nëntë fraza të shkurtra për të treguar tregimin e djalit me emrin Max i cili bënë një xhaketë me lekurë ujku dhe pastaj futet në një botë përplot me mistere të ndryshme.

Jonze, i cilin edhe e ka bashkë-shkruar skenarin ka kaluar pesë vjet duke e bërë këtë film i cili kombinon veprimet e drejtpërdrejta me animacionet e kukullave kompjuterike dhe ka thënë se ai nuk ka dëshiruar për ta bërë një film tradicional për fëmijë.

BOX OFFICE

1. Where the Wild Things Are.......... 32.5 milion
2. Law Abiding Citizen ............... 21.2 milion
3. Paranormal Activity ............... 20.2 milion
4. Couples Retreat ................... 17.9 milion
5. The Stepfather .................... 12.3 milion
6. Cloudy With a Chance of Meatballs . 8.1 milion
7. Zombieland ........................ 7.8 milion
8. Toy Story/Toy Story 2 (3D) ........ 3.0 milion
9. Surrogates ........................ 1.9 milion
10. The Invention of Lying ............1.9 milion

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›