E Shtunë, 31 Tetor 2026

UP filmi më i shikuar në planet

Për herë të katërt këtë viti, filmi artistik i animuar në 3D, UP ngrihet në pozitën e parë nga shitja e tij në të gjithë globin, pasi ka fituar 27.9 milion dollarë nga premiera e tij në 4500 kinema në 24 shtete gjatë vikendit.

Ai ka marrë vendin e parë në Itali dhe në katër tregje me madhësi mesatare përderisa ka debutuar i dyti në Britani duke bërë që jashtë SHBA-ve deri me tani ky film të fitoj rreth 295.8 milion dollarë, ndërkaq nga tregu i tij i përgjithshëm ai ka fituar 588.5 milion dollarë.

Studio pret që Up ta kaloj Wall E deri në fund të javës me fitime. Disney kështu ka bërë një biznes të fuqishëm dhe ka arritur që të mbahet në tregun e Japonisë deri me 5 gusht ku filmi ishte përpara Ratatouille.

Në vendin e dytë ka përfunduar filmi G-Force, një tjetër film i Disney, i cili ka fituar 12.5 milion dollarë nga premiera në 3255 kinema në 44 vende të botës, ndërkaq në total filmi ka fituar 127.9 milion dollarë. Animacioni që vije nga producenti Jerry Bruckheimer ka zënë pozitën e dytë në Francë me 2.5 milion dollarë nga 316 kinema ndërkaq ka qenë i barabartë me vendin e parë në Gjermani, me 4.2 milion dollarë të fituara.

Duke falënderuar debutimit të tij muskulor në Spanjë, komedia romantike The Ugly Truth, ka përfunduar e treta duke fituar 8.8 milion dollarë nga 2305 kinema në 63 qytete. Në total ky film ka fituar 94.1 milion dollarë.

Komedia e Universal, Couples Retreat, ka fituar 6.8 milion dollarë nga premiera në 926 kinema në pesë shtete duke fituar si fillim duke filluar qysh në fillim rreth 10.8 milion dollarë. Filmi për Luftën e Dytë Botërore, Inglourious Basterds, ka fituar vetëm 6.4 milion dollarë nga premiera e tij në 2800 kinema në 52 shtete, duke fituar nga tregu i jashtëm rreth 166 milion dollarë.

Drama shkencoro-fantastike, District 9 ka arritur që në tërë globin të fitoj rreth 77.2 milion dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›