Papa, kritika të ashpra në Tokën e Shenjtë
Kryetari i Parlamentit gjerman
akuzoi dje Papën
Benedikti XVI për distancim
ndaj vuajtjes së hebrenjve
në periudhën e Holokaustit
nazist. Kjo deklaratë u është
shtuar të tjerave që kanë qenë
kritikuese ndaj vizitës së fundit
të Atit të Shenjtë në Tokën e
Shenjtë. Papa është përshkruar
nga një editorialist i një gazete
të përditshme izraelite si "i
tërhequr e thuajse i ftohtë" gjatë
lutjeve në Murin Perëndimor
dhe vizitave që pati në të gjitha
vendet e shenjta e historike të
Jerusalemit. Duke cituar atë që
konsiderohet si anëtarësimi i
Benediktit të ri në rininë hitleriane
dhe shërbimin ushtarak
nazist, kryetari i Parlamentit
hebre, Reuven Rivlin, qortoi
fjalën e Papës në memorialin
Yad Vashem, i ngritur për nder
të 6 milionë hebrenjve të vrarë
nga Holokausti. "Ai erdhi dhe
na foli si të ishte një historian,
mbi gjëra që nuk duhet të kishin
ndodhur, ndërkohë që ka qenë
pjesë e tyre", deklaroi shefi i Parlamentit.
Në ceremoninë në Yad
Vashem, Papa foli për tragjedinë
e tmerrshme të Shoah, termi
hebre për Holokaustin, por zhgënjeu
disa nga fetarët hebrenj
që merrnin pjesë në aktivitet, të
cilët prisnin nga Papa kërkesën
për ndjesë si i krishterë dhe gjerman
për sa kishte ndodhur. I pyetur
në lidhje me këto kritika të
fundit ndaj Papës dhe vizitës së
tij në Tokën e Shenjtë, zëdhënësi
i Vatikanit tha se Papa e ka zënë
në gojë shpesh çështjen e kombësisë
së tij dhe veçanërisht gjatë
vizitës që bëri në ish-kampin
e përqendrimit në Aushvic, në
vitin 2006. "Ai nuk është i mendimit
se çdo herë që ndodhet në
ndonjë udhëtim jashtë vendit,
duhet t‘u kujtojë të tjerëve se
është gjerman dhe mbi të gjitha
të fl asë deri në detaje për tmerret
e Holokaustit", tha zëdhënësi.
Ndërkaq, kryetari i Parlamentit
tha se me gjithë respektin për
Papën, hebrenjtë nuk duhet ta
harronin se ai në të ri të tij ka
qenë pjesë e rinisë hitleriane
dhe një njeri që iu bashkëngjit
për disa kohë ushtrisë së Hitlerit.
"Në autobiografi në e tij, ‘Kripa e
Tokës‘, papa i ardhshëm, atëherë
në pozicionin e kardinalit, ka
shkruar se ai ishte regjistruar
në rininë hitleriane, por për një
kohë shumë të shkurtër.
akuzoi dje Papën
Benedikti XVI për distancim
ndaj vuajtjes së hebrenjve
në periudhën e Holokaustit
nazist. Kjo deklaratë u është
shtuar të tjerave që kanë qenë
kritikuese ndaj vizitës së fundit
të Atit të Shenjtë në Tokën e
Shenjtë. Papa është përshkruar
nga një editorialist i një gazete
të përditshme izraelite si "i
tërhequr e thuajse i ftohtë" gjatë
lutjeve në Murin Perëndimor
dhe vizitave që pati në të gjitha
vendet e shenjta e historike të
Jerusalemit. Duke cituar atë që
konsiderohet si anëtarësimi i
Benediktit të ri në rininë hitleriane
dhe shërbimin ushtarak
nazist, kryetari i Parlamentit
hebre, Reuven Rivlin, qortoi
fjalën e Papës në memorialin
Yad Vashem, i ngritur për nder
të 6 milionë hebrenjve të vrarë
nga Holokausti. "Ai erdhi dhe
na foli si të ishte një historian,
mbi gjëra që nuk duhet të kishin
ndodhur, ndërkohë që ka qenë
pjesë e tyre", deklaroi shefi i Parlamentit.
Në ceremoninë në Yad
Vashem, Papa foli për tragjedinë
e tmerrshme të Shoah, termi
hebre për Holokaustin, por zhgënjeu
disa nga fetarët hebrenj
që merrnin pjesë në aktivitet, të
cilët prisnin nga Papa kërkesën
për ndjesë si i krishterë dhe gjerman
për sa kishte ndodhur. I pyetur
në lidhje me këto kritika të
fundit ndaj Papës dhe vizitës së
tij në Tokën e Shenjtë, zëdhënësi
i Vatikanit tha se Papa e ka zënë
në gojë shpesh çështjen e kombësisë
së tij dhe veçanërisht gjatë
vizitës që bëri në ish-kampin
e përqendrimit në Aushvic, në
vitin 2006. "Ai nuk është i mendimit
se çdo herë që ndodhet në
ndonjë udhëtim jashtë vendit,
duhet t‘u kujtojë të tjerëve se
është gjerman dhe mbi të gjitha
të fl asë deri në detaje për tmerret
e Holokaustit", tha zëdhënësi.
Ndërkaq, kryetari i Parlamentit
tha se me gjithë respektin për
Papën, hebrenjtë nuk duhet ta
harronin se ai në të ri të tij ka
qenë pjesë e rinisë hitleriane
dhe një njeri që iu bashkëngjit
për disa kohë ushtrisë së Hitlerit.
"Në autobiografi në e tij, ‘Kripa e
Tokës‘, papa i ardhshëm, atëherë
në pozicionin e kardinalit, ka
shkruar se ai ishte regjistruar
në rininë hitleriane, por për një
kohë shumë të shkurtër.