E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet, Topalli sulmon Ramën

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka vijuar dje turin e saj me gratë në qytetin e Pogradecit. Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga gratë, vajzat dhe nënat e Pogradecit, votën për ta rimandatuar këtë qeveri, me qëllim përfundimin e reformave të nisura. Duke sulmuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili njëherësh është edhe kryetari i PS-së, Edi Rama, Kryeparlamentarja tha se "të gjithë besojnë që Shqipëria do të vazhdojë të ndryshojë. I vetmi që nuk ndihet mirë me këtë Shqipëri që po ndryshon, është kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe mafia e lejeve të ndërtimit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›