Endërro, Amerikë, ëndërro!

04/02/2005
Modeli amerikan: Për vite të tërë, pjesa më e madhe e botës aspironte mënyrën amerikane të jetesës. Por sot, vendet po gjejnë sisteme gjithnjë e më tërheqës në oborret e tyre të pasëm
“Për evropianët, në demokracinë amerikane paratë flasin pak si shumë. Janë të prirura për disa lloje korrupsioni, ose të paktën ndikime nga ana e lobeve”, thotë ai. “Evropianët nuk do të donin të ndiqnin atë udhë”. Ata gjithashtu kërkuan të ulin dominimin e televizionit, ndryshe nga fushatat amerikane ku, siç thotë ai, “debatet televizivë dhe fotozhenia shpesh herë përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve”
Për pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës, Evropa dhe Japonia patën norma më të larta rritjeje sesa Amerika. Kohët e fundit, Airbus parakaloi Boeingun në shitjet e avionëve civilë dhe Evropa parakaloi kohët e fundit Amerikën si partner kryesor tregtar i Kinës. Renditja e këtij viti e ekonomive më konkurruese në botë, nga Forumi Ekonomik Botëror i dha pesë nga 10 vendet kryesore – përfshirë Nr.1 Finlandën – socialdemokracive evropianoveriore
Jo shumë kohë më parë, ëndrra amerikane ishte një fantazi globale. Jo vetëm amerikanët e shihnin vetveten si një fanar të kombeve. Kështu mendonte edhe pjesa tjetër e botës. Evropianolindorët dëgjonin Radion Europa e Lirë. Studentët kinezë ngritën një kopje të Statujës së Lirisë në Sheshin Tiananmen.
Mjaftoje të dëgjoje fjalimin e George W. Bush me rastin e marrjes së mandatit të dytë (përmendi “liri” 49 herë) për të vlerësuar se sa thellë vazhdojnë të besojnë amerikanët në këtë mit. Për shumë vetë përqark botës, retorika e presidentit vetë sa konfirmoi frikërat e tyre më të këqija për një Amerikë imperiale, e cila ndjek vetëm interesat e saj të ngushta. Por rreziku më i madh mund të jetë një Amerikë zhgënjyese – një që beson, pavarësisht të gjithë provave për të kundërtën, se ëndrra amerikane vazhdon të jetojë, se Amerika mbetet një model për botën, një Amerikë, misioni i së cilës është të përhapë fjalën e lirisë.
Hendeku ndërmjet asaj si e shohin amerikanët vetveten dhe si i sheh bota ata, u përmblodh gjatë një sondazhi javën e kaluar në BBC. 71 për qind e amerikanëve e shohin vetveten si burim i së mirës në botë. Më shumë se gjysma e shohin zgjedhjen e Bushit si pozitive për sigurinë globale. Të tjerë studime tregojnë se 70 për qind kanë besim në institucionet e tyre të brendshme dhe thuajse 80 për qind besojnë se “idetë dhe zakonet amerikane” duhet të përhapen në të gjithë globin.
Të huajt kanë një mendim krejt tjetër: 58 për qind e të anketuarve në sondazhin e BBC e shohin rizgjedhjen e Bushit si një kërcënim për paqen në botë. Mes aleatëve tradicionalë të Amerikës, shifra është befasisht më e lartë: 77 për qind në Gjermani, 64 për qind në Britani dhe 82 për qind në Turqi. Mes 1.3 miliardë pjesëtarëve të botës islamike, mbështetja publike për SHBA matet me numra me një shifër. Vetëm Polonia, Filipinet dhe India e shihnin pozitivisht mandatin e dytë të Bushit.
Eshtë e qartë se antibushizmi i mandatit të parë të Presidentit po i lë vend një antiamerikanizmi më të gjerë. Një shumicë votuesish (mesatarja është 70 për qind) në secilin prej 21 vendeve të anketuar nga BBC kundërshtojnë dërgimin e trupave në Irak, përfshirë ata në shumicën e vendeve që i kanë dërguar tashmë. Vetëm një e treta, kryesisht në vendet më të varfër dhe më diktatorialë, do të donin të shihnin vlerat amerikane të përhapura në vendet e tyre. Dag Miler, i GlobeScan, që kreu sondazhin e BBC thotë: “Presidenti Bush e ka izoluar më tej Amerikën nga pjesa tjetër e botës. Nëse administrata nuk ndryshon qëndrim, do të vazhdojë të gërryejë emrin e mirë të Amerikës, dhe si rrjedhim aftësinë e saj për të patur ndikim në çështjet botërore”. Ish-presidenti brazilian, Hoze Sarnei, shprehu ndjenjat e 78 për qind të bashkatdhetarëve të tij që e shohin Amerikën si kërcënim: “Tani që Bushi është rizgjedhur, gjithë sa mund të them është Zoti e bekoftë pjesën tjetër të botës”.
E vërteta është se amerikanët jetojnë në një botë ëndrrash. Jo vetëm që të tjerët nuk ndajnë vetëvlerësimin e amerikanëve, por ata as nuk aspirojnë më të rivalizojnë arritjet sociale dhe ekonomike të këtij vendi. Humbja e besimit në Ëndrrën Amerikane shkon përtej kapardisjes së kësaj administrate dhe luftës së saj në Irak. Edhe Kerri, po të bëhej president, do të përballej me të njëjtën mungesë simpatie, sepse ajo vjen nga suksesi i diçkaje që Amerika e quan të shtrenjtë: përhapja e demokracisë, tregjeve të lira dhe institucioneve ndërkombëtare – me një fjalë, globalizimit.
Sot vendet kanë një dyzinë modelesh politikë, ekonomikë dhe socialë që mund të zgjedhin. Antiamerikanizmi është veçanërisht i fortë në Evropë dhe Amerikën Latine, ku vendet kanë vendosur mënyrat e tyre të veçanta – jo made in America. Futurologu Xheremi Rifkin, në librin e tij të fundit “Endrra Evropiane”, flet për një Bashkim Evropian në ngritje që bazohet në mirëqenien sociale, diversitetin kulturor dhe respektin për ligjet ndërkombëtare – një model që është kapur me të shpejtë në ish-vendet e Evropës Lindore dhe Balltike. Në Azi, ngritja e kapitalizmit autokratik është po aq “model” për zhvillimin saç është edhe kultura amerikane e korporatave, e mbushur me skandale. “Fillimisht ne rivalizojmë”, i tha një biznesmen kinez përpara bordit të një shumëkombësheje amerikane, “pastaj parakalojmë”.
Shumë vetë janë të tunduar ta konsiderojnë antiamerikanizmin e ri si një turbullim të përkohshëm, ose thjesht fyerje. E verbuar nga legjenda e vet, Amerika po bëhet gjithnjë e më e paaftë për të njohur të metat e veta. Sepse ka shumë defekte në Endrrën Amerikane. Nëse pjesa tjetër e botës ka humbur besimin në modelin amerikan – politik, ekonomik, diplomatik – kjo vjen pjesërisht për arsyen se ai nuk funksionon më edhe aq mirë.
DEMOKRACIA AMERIKANE
Një herë e një kohë, Kushtetuta e SHBA ishte një dokument revolucionar, mbushur me inovacione epokale – zgjedhje të lira, rishqyrtime ligjore, kontrolle dhe ekuilibra, federalizëm, dhe ndoshta ç’është më e rëndësishmja, një Ligj i të Drejtave. Në shekujt 19 dhe 20, vendet përreth botës e kopjuan dokumentin. Kështu bënë Gjermania dhe Japonia pas Luftës së dytë Botërore. Sot? Kur kombet hartojnë një kushtetutë të re, siç kanë bërë shumë në dekadat e fundit, ata rrallë shohin modelin amerikan.
Kur sovjetikët u tërhoqën nga Evropa Qendrore, ekspertët konstitucionalistë amerikanë u turrën menjëherë. Ata u dëgjuan me mirësjellje dhe u dërguan në shtëpi. Jiri Pehe, këshilltar i ish-presidentit Vaslav Havel, kujton vendimin e patundur të Çekisë për të adoptuar një sistem parlamentar të stilit evropian me limite striktë sa i takon fushatave. “Për evropianët, në demokracinë amerikane paratë flasin pak si shumë. Janë të prirura për disa lloje korrupsioni, ose të paktën ndikime nga ana e lobeve”, thotë ai. “Evropianët nuk do të donin të ndiqnin atë udhë”. Ata gjithashtu kërkuan të ulin dominimin e televizionit, ndryshe nga fushatat amerikane ku, siç thotë ai, “debatet televizivë dhe fotozhenia shpesh herë përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve”.
Kështu ndodh ngado. Pasi avionët dhe bombat amerikane çliruan vendin, Kosova zgjodhi një kushtetutë evropiane. Duke hartuar një kushtetutë pas aparteidit, Afrika e Jugut refuzoi federalizmin e stilit amerikan në favor të një modeli gjerman, të cilin udhëheqësit e panë si të përshtatshëm për shtetin e mirëqenies sociale që shpresonin të ndërtonin. Tani, demokracitë e reja afrikane e shohin Afrikën e Jugut si frymëzimin e tyre, thotë Xhon Stremlau, një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili aktualisht drejton departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Johanesburgut. “Nuk mund t’u besojmë amerikanëve”. Demokracitë e reja po kërkojnë një kushtetutë të hartuar në kohëra moderne dhe që reflekton shqetësimet e tyre progresiste në lidhje me barazinë raciale dhe shoqërore, shpjegon ai. “Për të huazuar shprehjen e Lincolnit, Afrika e Jugut është sot ‘shpresa e fundit e Afrikës’”.
Shumë gjëra që i përkasin ligjeve dhe shoqërisë amerikane shqetësojnë botën sot. Thuajse të gjithë vendet e refuzojnë të drejtën e SHBA për të mbajtur armë si një anakronizëm të çuditshëm dhe të rrezikshëm. Ata urrejnë dënimin me vdekje dhe kërkojnë mbrojtje më të gjerë të privacisë. Mbi të gjitha, sapo pjesa më e madhe e sistemeve të tjerë arrijnë një nivel të arsyeshëm begatie, ata ndjekin evropianët në trajtimin e kushtit të mirëqenies sociale si një e drejtë bazë. E gjithë kjo, thotë Brus Akerman, i Universitetit të Yale, kontribuon në rritjen e ndjesisë se ligjet amerikane, dikur standarde botërore, sot janë bërë “provincialë”. Refuzimi i SHBA për të zbatuar Konventat e Gjenevës për disa terroristë të dyshuar, për të ratifikuar traktate globalë për të drejtat e njeriut si Konventa e të Drejtave të Fëmijës apo për të pranuar Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve vetëm sa përforcon bindjen se Kushtetuta e Amerikës si dhe sistemi i saj ligjor nuk janë në një hap me pjesën tjetër të botës.
PROSPERITETI EKONOMIK
Endrra Amerikane ka qenë gjithmonë kryesisht ekonomike – një ideal dinamik i sipërmarrjes së lirë, tregjeve të lirë dhe shanseve të individit të bazuar në meritat dhe lëvizshmërinë. Sigurisht, ekonomia amerikane ka qenë jashtëzakonisht produktive. E vërtetë, të ardhurat amerikane për frymë mbeten mes më të lartave në botë. Megjithatë, këto kohë ka po aq dinamizëm ekonomik në ekonomitë e sapoindustrializuara të Azisë, Amerikës Latine dhe madje edhe Evropës Lindore. Të gjithë po rriten më shpejt se Shtetet e Bashkuara. Me hapat e sotëm, ekonomia e Kinës do të jetë më e madhe se ajo e SHBA deri në 2040. Dhe çështja nuk është a do të vazhdojnë këto prirje. Më mirë të pyesësh nëse rruga amerikane është kaq superiore, sa të gjithë të tjerët duhet ta ndjekin. Dhe përgjigjja ndaj kësaj, gjithnjë e më shumë është JO.
Shumë flitet, për shembull për ndryshimet midis modelit dinamik amerikan dhe modelit të ngathët evropian. Përpjekjet e vazhdueshme në reformat e tregut evropian të punës dhe shkurtimet fiskale përqeshen. Përse të mos jenë këta vende më shumë si Britania, pyesin biznesmenët, pa taksa të larta, rregulla shtetërore dhe kufizime menaxhimi që dëmtojnë ekonomitë evropiane? Herët a vonë, thotë një shprehje, evropianët do të adoptojnë modelin amerikan – ose “vdesin”.
E megjithatë, kjo është thjesht legjendë. Për pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës, Evropa dhe Japonia patën norma më të larta rritjeje sesa Amerika. Kohët e fundit, Airbus parakaloi Boeingun në shitjet e avionëve civilë dhe Evropa parakaloi kohët e fundit Amerikën si partner kryesor tregtar i Kinës. Renditja e këtij viti e ekonomive më konkurruese në botë, nga Forumi Ekonomik Botëror i dha pesë nga 10 vendet kryesore – përfshirë nr.1 Finlandën – socialdemokracive evropiano veriore. “Social demokracia nordike mbetet e fuqishme”, shkruan Antoni Gidens, ish-drejtor i London School of Economics dhe një teoricien i “New Labour”, në numrin e fundit të revistës “New Statesmen”, “jo sepse i kanë rezistuar reformave, por sepse i kanë përqafuar ato”.
Ky është pak a shumë edhe sekreti i performancës ekonomike britanike. Lorenco Kodonjo, bashkëkryetar i Ekonomisë Evropiane në Bankën e Amerikës, beson se britanikët, ashtu si edhe evropianët e tjerë, “do të provojnë mënyrën e tyre për të arritur ekuilibrin e duhur”.
Evropianët janë të ndërgjegjshëm se sistemet e tyre ofrojnë arsim më të mirë fillor, më shumë siguri në punë dhe një rrjet social më bujar. Ata janë gati të paguajnë taksa më të larta me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës. Amerikanët punojnë shumë më tepër orë se evropianët. Por ata nuk janë domosdoshmërisht më produktivë – as më të lumtur, ashtu siç janë, të varrosur në borxhe shtëpiake, pa kohë në dispozicion për udhëtime dhe pushime. Xhorxh Monbiot, një intelektual britanik, flet për shumë vetë kur thotë: “Modeli amerikan është kthyer në një makth amerikan, jo një Endërr Amerikane”.
Shihni Britanina që lulëzon. Në vend që të shkurtojë mirëqenien sociale, qeveria laburiste e Toni Bler e ka zgjeruar atë. Sipas Qendrës Londineze për Studimin e Politikave, shpenzimet publike në Britani përbënin 43% të GDP në 2003, një shifër më pranë mesatares së Eurozonës sesa asaj amerikane, 35%. Vazhdon të rritet – me 10% në 3 vitet e fundit – dhe në të njëjtën kohë mirëqenia sociale po reformohet për të qenë më efikase në shërbime. Frymëzimi, thotë Gidens, nuk vjen nga Amerika, por nga Suedia social demokratike, ku kujdesi universal për fëmijën, arsimi dhe kudjesi për shëndetin kanë rritur lëvizshmërinë sociale, mundësitë dhe, së fundi, produktivitetin ekonomik.
Në Shtetet e Bashkuara, pabarazia dukej dikur e tolerueshme, sepse Amerika ishte toka e mundësive të barabarta. Por nuk është më kështu. Dy dekada më parë, një drejtor kompanie në SHBA fitonte 39 herë më shumë se një punëtor mesatar; sot ai fiton 1000 herë më shumë. Studimet tregojnë se kohët e fundit Amerika është bërë një vend relativisht për të varfërit që të ecin përpara. “Në Suedi ke tre herë më shumë shanse të ngrihesh mbi shtresën ekonomike të cilës i përkisje kur linde sesa në SHBA”.
Të tjerë vende kanë nisur ta vënë re. Edhe në Hungarinë dhe Poloninë e varfër proamerikane, sondazhet tregojnë se vetëm një minorancë dëshiron të importojë modelin ekonomik amerikan. Një arsye madhore janë mangësitë e tij në rritje. “Amerikanët kanë Shërbimin Shëndetësor më të mirë në botë”, deklaroi Bushi në fjalimin e tij. Megjithatë, SHBA është e vetmja demokraci e zhvilluar që nuk ka një garanci universale për shërbimin shëndetësor, duke lënë të pasiguruar 45 milionë amerikanë.
POLITIKA E JASHTME
Udhëheqësit amerikanë për një kohë të gjatë besonin se fuqia ushtarake dhe Endrra Amerikane shkonin dorë për dore. Lufta e Dytë Botërore u luftua jo vetëm për të mposhtur fuqitë e boshtit, por për ta bërë botën më të sigurtë për Kombet e Bashkuara – pararendësin e Organizatës Botërore të Tregtisë, Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që do të forconin vendet më të dobëta. NATO dhe Plani Marshall ishin dy shtyllat, mbi të cilat u ngrit Evropa e sotme.
Sot, amerikanët e pandehin njësoj situatën, duke ngatërruar fuqinë ushtarake me të drejtën ushtarake. Pas kritikave në Evropë për luftën në Irak, francezët u quajtën “majmunë që dorëzohen”. Gjermanët u quajtën mosmirënjohës oportunistë. Britanikët dhe polakët ishin aleatët e vetëm të SHBA. Nuk përbën befasi fakti që, shumë prej atyre që dëgjonin fjalimin e Bushit, kur ai fliste për të qëndruar kundër atyre që sfidojnë demokracinë, panë copëza të një ideje për të pushtuar Iranin: Uashigntoni ka treguar deri tani më shumë oreks për të përhapur demokracinë me grykën e armës sesa me fushata për pushtimin e zemrave dhe mendjeve. Një ish-ministër francez thotë se SHBA janë “fuqia e fundit bismarkiane” – i fundmi vend që beson se zbatimi i fuqisë ushtarake është isntrumenti më i rëndësishëm i politikës së jashtme.
Krahasojeni këtë me Bashkimin Evropian – nxitës dhe me qëndrime të bazuar në instrumente civilë, si tregtia, ndihma e huaj, paqeruajtja, monitorimi ndërkombëtar dhe ligji ndërkombëtar – apo edhe Kinën, ndikimi ekonomik i së cilës është bërë edhe arma e saj më efikase diplomatike. Për të dyja, mjeti më i fuqishëm është aksesi në tregjet e mëdha. Asnjë politikë nuk ka kontribuar më shumë për sigurinë dhe paqen e Perëndimit sesa pranimi i 10 vendevetë reja në BE. Në çdo vend, nacionalistët autoritarë u mposhtën nga koalicione demokratike që i mbante së bashku premtimit për të hyrë në Evropë. Dhe dy muaj më parë, udhëheqësit evropianë morën një vendim të guximshëm për të diskutuar anëtarësimin e Turqisë, ku perspektiva e pranimit të saj në BE do të ndihmojë një sistem më të qëndrueshëm demokratik në botën islamike. Kur historianët të kthejnë sytë pas, ata mund ta quajnë këtë politikë si ngjarja me të vërtetë epokale e kohërave tona, që për nga efikasiteti lë pas fuqinë e Amerikës.
Shtetet e Bashkuara mund të kënaqen pak nga kjo. Në fund të fundit, është në nëj pjesë të madhe suksesi i Endrrës Amerikane të mesit të shekullit – përhapje demokracie, tregje të lira, lëvizshmëri sociale dhe bashkëpunim shumëpalësh – që ka bërë të mundur diversitetin e modeleve që shohim sot. Sot, amerikanët vazhdojnë të bëjnë thirrje për idealizëm. E dëgjuam në fjalimin e Bushit, me deklarimin e tij apokaliptik se “mbijetesa e lirisë në tokën tonë varet gjithnjë e më shumë nga suksesi i lirisë në toka të tjera”. Por gjithnjë e më pak njerëz kanë durim të dëgjojnë.
Titujt në shtypin britanik ishin thuajse përçmues: BUSHI MOSPERFILLES NUK PERMEND LUFTEN dhe MISIONI I MANDATIT TE TIJ TE DYTE: T’I JAPE FUND TIRANISE MBI TOKE. A ka mësuar administrata ndonjë gjë nga Iraku, pyesnin ata?
Dështimi i Endrrës Amerikane vetëm sa është theksuar nga dështimet e këtij vendi në politikën e jashtme, nuk është shkaktuar prej tyre. Rreziku i vërtetë është se amerikanët nuk e kuptojnë këtë, sepse kanë humbur nëpër fantazitë e madhështisë, duke shkruar fjalime për lirinë dhe demokracinë mbi tokë.
NEWSWEEK
Botë ëndrrash
E vërteta është se amerikanët jetojnë në një botë ëndrrash. Jo vetëm që të tjerët nuk ndajnë vetëvlerësimin e amerikanëve, por ata as nuk aspirojnë më të rivalizojnë arritjet sociale dhe ekonomike të këtij vendi. Humbja e besimit në Ëndrrën Amerikane shkon përtej kapardisjes së kësaj administrate dhe luftës së saj në Irak. Edhe Kerri, po të bëhej president, do të përballej me të njëjtën mungesë simpatie, sepse ajo vjen nga suksesi i diçkaje që Amerika e quan të shtrenjtë: përhapja e demokracisë, tregjeve të lira dhe institucioneve ndërkombëtare – me një fjalë, globalizimit. Sot vendet kanë një dyzinë modelesh politikë, ekonomikë dhe socialë që mund të zgjedhin. Antiamerikanizmi është veçanërisht i fortë në Evropë dhe Amerikën Latine, ku vendet kanë vendosur mënyrat e tyre të veçanta – jo made in America.