Si sigurohet viza e punës për në Itali

04/02/2005 Dokumentacionin dhe veprimet që duhet të kryeni për të përfituar një nga 3000 vizat e vëna në dispozicion nga Italia
Procedurat e punësimit për në Itali, pikë kyçe kanë autorizimin e dhënë nga Drejtoria e Punësimit në zonën ku do të shkoshë. Por, për të arritur deri këtu, duhet të kesh një të njohur në Itali, që të lidhet me një punëdhënës që kërkon të punësojë emigrantë. Sipas procedurave ligjore të shtetit italian, marrëdhëniet e punësimit mes një punëdhënësi vendas, apo të huaj me qëndrim të rregullt në Itali dhe punëmarrësit (shtetas shqiptar me qëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë) nisin me marrjen e një autorizimi pune për shtetasin shqiptar, të lëshuar nga Drejtoritë Provinciale të Punësimit në Itali, si dhe me miratimin për hyrjen e këtij shtetasi në territorin italian, dhënë nga Kuestura përkatëse. Qeveria italiane parashikon që për vitin 2005 të hyjnë rreth 159 mijë emigrantë, ku 79500 do të jenë nga vendet jo evropiane. Tre mijë shtetas shqiptarë për vitin 2005 mund të punësohen rregullisht në Itali. Kështu, për Shqipërinë janë caktuar kuotat më të larta vjetore, krahasimisht me shtetas nga vende Jo Anëtarë të BE-së, kjo si rrjedhojë e angazhimit dhe kundërvënies së suksesshme të qeverisë shqiptare, ndaj dukurive, si trafikimi, kalimi ilegal i kufirit etj. Vlerësime të tilla kanë ardhur që nga Presidenti i Këshillit të Ministrave, Silvio Berluskoni, ashtu edhe nga ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Pizanu, në bazë të të dhënave konkrete. Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale, angazhohet në formësimin e mundësive për emigrim të rregullt, përmes negociatave me shtetin italian, nënshkrimit të marrëveshjeve të punësimit, pa harruar edhe luftën ndaj trafikimit dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore, atribute të veçanta.
Mos u besoni sekserëve
Nuk duhet t’u besohet personave që premtojnë viza në radhët e ambasadës italiane, para kontratës së rregullt të punës të firmosur nga zyra italiane e punës (nuk mjafton kontrata me punëdhënësin italian). Mos iu besoni sekserëve për viza të tjera si turisitike, shërbimi etj. Askush nuk lëshon viza punësimi përveç zyrës përkatëse në konsullatat italiane në Shqipëri me qendra në Tiranë, Shkodër, Vlorë. Viza e punës nënkupton sigurimin e një kontrate pune lëshuar nga zyrat italiane të punës.
Marrëveshja zyrtare
Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale dhe përkatësisht, Drejtoria e Migrimit, është institucioni që merret me problemet e migrimit të shtetasve shqiptarë. Si bazë të platformës në këtë fushë, ka qenë informimi i publikut të gjërë mbi mundësitë e emigrimit të ligjshëm, mes tjerash edhe në rastin në fjalë, Itali. Mes dy qeverive, tashmë është nënshkruar një Marrëveshje e Punësimit Stinor. Shteti italian, si shumë të tjerë, anëtarë të BE-së ka një sistem kuotash pranimi, posaçërisht për emigrimim me qëllime punësimi, një procedure, që formësohet me dekrete të Presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë. Po sipas ligjit italian, vendet jo anëtare të BE-së, që angazhohen seriozisht dhe arrijnë rezultate konkrete në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, emigrimit të parregullt, gëzojnë të drejtën e kuotave më të larta për shtetasit e tyre.
Ku merret informacioni
Afrimi i informacionit të besueshëm dhe serioz dhe lehtësia në qasjen ndaj tij për të gjithë shtetasit shqiptarë, lidhur me kanalet e ligjshme për të emigruar, është një nga lehtësitë që ofron shteti italian. Rrugët janë të ndryshme, broshura informuese, faqe interneti, literaturë e specializuar, prani në faqet e shtypit periodik shqiptar dhe informacion i ofruar në zyrat rajonale dhe vendore të punësimit, sipas qarqeve. Në thelb emigrimi shqiptar është zhvilluar, sipas një prirje mbarëbotërore, domethënë “migrimi zinxhir”. Kjo nënkupton rekomandimin nga të afërm, miq, të njohur, ose pjesëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar të pranishëm në territorin e shtetit pritës.
Dokumentet që duhet të paraqesë punëdhënësi italian:
Shtetasi italian, ose i huaj me qëndrim të rregullt atje edhe shqiptarë, që janë në rolin e punëdhënësit në Itali, me cilësinë e punëdhënësit duhet të paraqesë pranë zyrave të punës në rajonin përkatës dokumentet e mëposhtme:
1.kërkesë me emër për autorizim pune,
2.propozim për kontratë banimi,
3.mundësi strehimi,
4.angazhimin e punëdhënësit për të mbuluar shpenzimet e biletës së rikthimit,
5.deklaratë e punëdhënësit për të njoftuar çdo ndryshim të ndodhur, sa kohë që zgjasin marrëdhëniet e punësimit.
Dokumentet që duhet të paraqesë emigranti shqiptarë:
1.Pajisja me autorizimim të punës
2.Miratim nga kuestura
3.Aplikim në konsullatën italiane
Për një emigrim të suksesshëm duhen plotësuar disa kushte paraparake: si njohja e gjuhës italiane (natyrisht mjafton edhe një nivel komunikimi fillestar), zotërimi i një profesioni apo kualifikimi sipas nevojave të tregut italian të punës.
Për të siguruar një kontratë pune:
1.Kërkesë duke depozituar të dhënat në formularin e ambasadës
2.Të afërm në Itali që i propozojnë punëdhënësit italian
3.Të marrë një autorizim pune në emër të personit që do punësojë në zyrën italiane të punës
4.Kontaktet që mund të ketë gjithësecili për kërkesat e tregut italian të punës
5.Njoftimet në shtyp apo internet
6.Kontakti i drejtpërdrejtë me zyrat e punës në Shqipëri dhe Itali, me biznesmenë italianë apo përfaqësues të tyre në Shqipëri
7.Kontakte me zyrat private të punësimit në Shqipëri.