9-vjeçarja rrëmbyese gënjen policinë
Rrëmbimi i foshnjës në Kukës një ditë më parë brenda në shtëpi nga një 9-vjeçare nuk ka përgjegjësi penale. Foshnja u rrëmbye nga shtëpia në kuzhinë në orën 07:30. Ajo u hoq nga djepi nga 9- vjeçarja E.E. Ndërsa pas raportimit nga komshinjtë në polici, kjo e fundit bëri të mundur kapjen e 9-vjeçares në krahët e së cilës u gjet foshnja, që, menjëherë iu kthye familjes. Ndryshe nga çfarë u raportua një ditë më parë nga burimet e policisë, sipas të cilave vajza kishte thënë se foshnjën ia lëshoi dikush në krahë tek agjencia, nga burime jozyrtare të policisë mësohet se 9-vjeçarja ka pranuar ta ketë rrëmbyer foshnjën nga shtëpia, por nuk e ka ditur se do të ishte rrëmbim. "Vajza e dyshuar si rrëmbyese ka thënë se dikush, një djalë i rritur me pantallona të shkurtra i kishte kërkuar ndihmë, ‘hajde ma mbaj pak motrën e vogël‘, i kishte thënë, dhe ajo ka hyrë në kuzhinë dhe e ka marrë foshnjën", shprehet një burim i policisë. Sipas këtij burimi, vajza ka thënë se nuk e njihte kush i ka kërkuar ndihmë. Nga ana e tyre, familjarët e 9-vjeçares kanë përjashtuar mundësinë e përfshirjes së tyre në këtë histori. Ata kanë thënë se nuk dinin asgjë.
Duke u nisur nga fakti se e akuzuara është e mitur, organet e drejtësisë kanë vendosur ndjekjen e çështjes në gjendje të lirë. Kompetentë në polici tregojnë se, edhe pse tregimi i vajzës nuk është shumë i besueshëm, ligjërisht nuk ka prova që implikojnë dikë të rritur, i cili mund të qëndrojë pas kësaj ngjarjeje. Në radhët e policisë po jo vetëm, ekziston bindja se 9-vjeçarja është përdorur, por vetë vajza nuk jep shumë detaje për identifikimin e personit që, sipas saj, e kishte shtyrë të rrëmbente foshnjën. Rrëmbimi i foshnjës komentohet si një përpjekje për gjobëvënie ose trafik të qenieve njerëzore. Sidoqoftë, hetimi për të dyja pistat vazhdon.