95- vjetori i Pullave postare, ekspozitë me të gjitha pullat
Në 95- vjetorin e pullës së parë shqiptare, është organizuar në ambientet e Muzeut Historik, një ekspoze me 3000 pullat shqiptare. Pullat kanë simbole kombëtare dhe çaste historike të rëndësishme për popullin tonë. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të kabinetit qeveritar, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të organizmave financiare, mediash, te pushtetit lokal, filatelistët etj. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, i cili u shpreh se bota shqiptare është në “ekranin” e vogël të pullës e cila nëpërmjet kujtesës historike konfirmon gurët kilometrik të historisë së kombit tone.
Emetimi i pullës postare është prodhuar që nga qeveria e Ismail Qemalit dhe deri më sot. Posta dhe pulla shqiptare, ka nëë koleksionin e tyre mbi 3000 pamjet e pullave të realizuara në 95 vjet. Sipas drejtorit, tematika e e shkrirë në pullat postare i përgjigjet flakë për flakë çdo evenimenti, sic ka ndodhur, me ngjarje të tilla madhore e historike për Shqipërinë si vizita e Presidentit Bush në Tiranë, pulla për pavarësinë e Kosovës si dhe ftesa për anëtarësim në NATO.
6 Maj 2008