A H1N1, shkon në 121 numri i të infektuarve
Gripi pandemik ka rritur numrin e të prekuve në vendin tonë. Aktualisht numërohen 121 persona të infektuar nga Virusi A h1n1. Në të njetën kohë Ministria e Shëndetësisë deklaron se edhe numri i personave të prekur nga gripi stinor ka ardhur në rritje. Duke krahasur me të njëtën periudhë të vitit të shkuar specialistët konfirmojnë se ai është shumëfishuar.
“Janë 121 raste me grip derri, kemi në qarkullim disa viroza, gripi sezonal ka arritur sa 50 % të rasteve me grip derri, 15 % është më i lartë numri i personave të prekur nga infeksionet respiratore krahasuar me një vit më parë.”
Specialistët e shëndetësisë shpehen se tashmë do të përqendrohen në rastet e rënda që për fat të mirë deri tani është vetëm një, në Senatoriumin e Tiranës. Përsa i përket shkollave ende nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar.