A do të mund ta bëjnë?
T‘i bashkohesh asaj turme të entuziazmuar para Shtëpisë së Bardhë, menjëherë pas mesnatës, të martën më 4 nëntor 2008, ishte si të vallëzosh me historinë. "Bush, jashtë menjëherë!" dhe "Lamtumirë, na na na na", brohorisnin ata në tingullin e daulleve. "Obama! Obama!". Veturat u binin borive. Një saksofon gjëmonte nga dritarja e një kamioni të madh e të kuq. Një njeri i ri e godiste një tenxhere me një lugë metali. Por më së shumti, këta festues, kryesisht të rinj, brohorisnin sloganin që Obama sapo e kishte bërë temë kryesore në fjalimin e tij të miratimit në Çikago: "Po, ne mund ta bëjmë! Po, ne mund ta bëjmë!". Madje edhe boritë e automjeteve shkonin ne atë ritëm: bip-bip-bip.
Kur shkova në shtrat, pas orës dy të natës, ende mund të dëgjoja brohoritjet që kumbonin gjer në dritaren time të hotelit. Po, ne mundemi! Po, ne mund ta bëjmë! Por, a do të mund ta bëjnë ata? A do të mund ta bëjë ai? A do të mund ta bëjmë ne?
Për të thënë se ai është Presidenti i parë me ngjyrë në historinë amerikane, është më shumë si të shkruash rreshtat e fundit të kapitullit të fundit, si fillimi i një kapitulli të ri. Ky kapitull i dhimbjes është edhe mrekullisht i lashtë edhe befasisht i ri. I vrojtova njerëzit, të cilët votonin në një vendvotim në qendër, që gjendej në kishën afrikane metodiste episkopale, e cila, sipas një pllake aty, ishte themeluar për të protestuar kundër ndalimit të kësaj feje në vitin 1787. Përgjatë lumit Anakostia, në një lagje të varfër ku fytyra ime ishte pothuajse e vetmja fytyrë e bardhë, një mbikëqyrës i zgjedhjeve, një predikues baptist në jetën e përditshme, më tha se si afrikano-amerikanët, që shpesh po votonin për herë të parë, kishin sjellë fëmijët e tyre që të shihnin momentin për të cilin dr. King kishte ëndërruar.
Vetëm duke dëgjuar zërat e tyre mund të vlerësosh në tërësi ndikimin, nëse asgjë tjetër, e pamjes së një familjeje me ngjyrë duke u vendosur në Shtëpinë e Bardhë. Por Obama është shumë më shumë se vetëm një amerikan me ngjyrë. Ashtu siç është në rritje numri i qytetarëve në botën tonë të përzier, ashtu siç e thotë shumë bukur kolumnisti Majkëll Kinslei: "Ai është një përshesh etnik njerëzish". Kjo e kualifikon atë që të përfaqësojë të gjithë ata amerikanë, të çdo ngjyre dhe përzierjeje, të cilët i pashë nëpër ato radhët e gjata të njerëzve që pritnin në qendër të Uashingtonit dhe në atë turmën para Shtëpisë së Bardhë.
"Prej nga jeni?" e pyeta një njeri, për të cilin supozoja se mund të ishte me origjinë afrikano-veriore. Ai ndaloi së vallëzuari për një çast, më shikoi dhe tha: "Nga nëna ime." Një përgjigje e mrekullueshme, gjithashtu një qortim dhe vulë për epokën e Obamës. Obama në të njëjtën kohë është edhe Presidenti i parë postetnik. Që të kufizosh këtë tregim në ndarje boshtore bardhezi, është si një fotografi bardhezi e një skene përplot ngjyra. Xhon MekKein mund të ketë zgjedhur Xho, mjeshtrin e hidraulikut, që të përfaqësojë të supozuarën "shumicën e heshtur", të cilës i ka kaluar koha, të amerikanëve të bardhë të klasës punëtore, por në fakt tani ata përbëjnë një pakicë (jo aq) të heshtur. Dhe Xho, mjeshtri i hidraulikut, votoi për Obamën. Në fakt, Obama përfitoi nga pothuajse secili aspekt i llojshmërisë demografike të Amerikës, gjë që është në rritje.
Duke e paraqitur atë në Florida gjatë fushatës, Bill Klinton e theksoi këtë lloj llojshmërie të re, duke thënë se edhe Florida edhe Obama përfaqësonin "të tashmen e botës dhe të ardhmen e Amerikës". Kjo më duket se është në të kundërtën; është e tashmja e Amerikës dhe e ardhmja e botës. Aty ku Amerika dikur çalonte, tani po udhëheq. Kini parasysh me kujdes, sidoqoftë, cili është modeli i Obamës. Ai përdor nacionalizmin qytetar që të mbërthejë llojshmërinë etnike. Shumica e atyre që po festonin të martën po valonin flamujt, apo mbanin flamurin në ndonjë pjesë të teshave të tyre. Asnjë republikan i krahut të djathtë nuk do të mund të ngulte këmbë më shumë se Obama në uniken amerikane, veçantinë, fatin për të drejtuar. Qëllimi i tij i deklaruar është "që këtë shekull ta bëjë shekullin e ardhshëm amerikan".
Nëse Xhorxh Bush do ta kishte thënë këtë gjë, ne nga pjesa tjetër e botës do ta shihnim si një arrogancë nacionaliste. Ngase është Obama, ne në njëfarë mënyre e pranojmë. Tani vjen testi. Ashtu siç e pranoi vetë gjatë fjalimit të tij të kthjellët, Amerika duhet të ngjitet nëpër një mal të madh. Vetë rrethanat të cilat e siguruan fitoren e tij ia bëjnë edhe më të vështirë që të ketë sukses. Ne mund të fjalosemi rreth "asaj që do të mund të kishte ndodhur nëse...", por është e padiskutueshme se fushata u kthye vendosmërisht në favor të tij pas shkrirjes financiare të shtatorit. Tani kriza me të vërtetë po e godet ekonominë e vërtetë, në terrenin e tij të zgjedhur të vendeve të punës, shtëpive, kursimeve dhe përkujdesjes shëndetësore për amerikanët e zakonshëm. Ai ka trashëguar një borxh kombëtar me kupë në qiell nga Bushi, i cili siguroi dhe mbikëqyri ridistribuimin masiv të pasurisë nga gjeneratat e ardhshme në këtë të tashmen. Shteti përballet me dy luftëra, në Irak dhe Afganistan, dhe me një mori sfidash të tjera përreth botës. Ndërkohë, vetë Amerika ende është e ndarë. Hapësira në mesin e të kuqve dhe të kaltërve mund të jetë edhe më vështirë të mbyllet, sesa ajo në mes të zinjve e të bardhëve.
Shumë amerikanë ende janë joracionalisht dyshues ndaj Barak Husein Obamës, por një vrojtues tërësisht racional mund të vijë në përfundim se instinktet e tij janë më liberale kur është në fjalë kultura dhe shoqëria, sesa ato të një republikani kulturo-konservativ, dhe më pak ekonomikisht liberale sesa ato të një republikani libertarian. A e ka ai atë që i duhet: në vete, në ekipin e tij dhe në burimet e fuqive që i ka në dispozicion? I kalova ditët para votimit duke folur me mjaft njerëz të brendshëm të Uashingtonit, duke përfshirë disa të cilët janë vendosur mirë brenda kampanjës së tij. Refreni i tyre i njëzëshëm ishte: Nuk e dimë. Nuk e dimë se për cilat opsione kryesore politike ai do të përpiqet më shumë; ne nuk e dimë kë do të zgjedhë për postet kyçe; nuk e dimë se si do të jetë ai në punë. Pak kandidatë presidencialë e kanë pasur një të kaluar më pak ekzekutive, apo legjislative, nga e cila do të hamendej performanca e tyre e ardhshme në një punë e cila është si asnjë tjetër.
Mbi një gjë të gjithë pajtohen: Nëse do të mund të udhëheqë shtetin në të njëjtën mënyrë siç e ka udhëhequr kampanjën, njëra nga më efektivet të bëra ndonjëherë, atëherë Amerika do të jetë në duar të sigurta. Por një shtet nuk është një kampanjë. Obama është, në secilin kuptim të kësaj fjale tejet të përdorur, "cool". Ai mezi u duk i emocionuar gjersa e pranoi Presidencën para një turme në ekstazë. Si President, burimet e tij të fuqisë mund të zhduken në një mënyrë, por askush në botë tash për tash nuk ka fuqi më të butë. Aty ku administrata e Bushit përdori "tronditje dhe frikë" ushtarake, që të gjejë armët e shkatërrimit në masë, të cilat në fund as nuk ishin aty, Obama vetë është një armë e atraksionit në masë. Nëse më pyetni a do të mjaftojë e tërë kjo që të kapërcehen të gjitha pengesat me të cilat ballafaqohet Amerika tani, do të më duhet të përgjigjem me tërë sinqeritetin dhe vlerësimin e kthjellët se dyshoj që mjafton. Por ne sërish mund të shpresojmë dhe duhet të shpresojmë.
Marrë nga "The Guardian"