Tiago: Gabova me kalimin te Juve
Mesfushori i Juventusit, Tiago Mendes, deklaroi se është penduar që u largua nga Lioni për t‘u bërë pjesë e bardhezinjve. Edhe pse luan prej më shumë se një sezoni në Torino, portugezi nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij në fushë. Sipas "Tuttosport", gjatë një interviste për mediat e vendit të tij, Tiago ka thënë: "Gabova që ika nga Franca për të luajtur me Juventusin. Mendova se duke ardhur në një klub të madh do të bëja një hap përpara, por gjërat nuk funksionuan ashtu si dëshiroja".