E Diel, 1 Nëntor 2026

Rafa Benitez, në prag të rinovimit

Pavarësisht debateve me drejtuesit e klubit, aventura e Rafa Benitez te Liverpuli duket e destinuar të vazhdojë. Bashkëpronarët amerikanë, Tom Hiks dhe Xhorxh Xhilet, pranuan t‘ia rinovojnë kontratën trajnerit deri në vitin 2010. Benitez punon që prej vitit 2004 në "Anfilld", por, përveç një triumfi në Champions dhe një në FA Cup, Liverpuli nuk ka mundur të marrë asnjë trofe tjetër. Trajneri deklaroi se lajmi i rinovimit është mjaft pozitiv dhe takimi do të bëhet gjatë javës së ardhshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›