Olimpik Lion synon rikthimin e Abidal
Olimpiku i Lionit po shqyrton mundësinë për të hyrë në bisedime me Barcelonën dhe të riblejë Erik Abidal. Mbrojtësi nuk ka arritur të përshtatet në "Kamp Nou" dhe afrimi i Pep Guardiolës nuk e ka ndihmuar aspak në paraqitjet e tij. Momentalisht, lojtari është i dëmtuar dhe kampionët e Francës po presin të mësojnë periudhën e rikuperimit, përpara se të bëjnë një ofertë konkrete. Vetë 29-vjeçari do ta mirëpriste rikthimin në Ligën 1 dhe në klubin që e bëri të famshëm në arenën ndërkombëtare.