A do të shpëtohet buzëqeshja?
Ai nuk ka frikë nga letra e bardhë. Ulet të shkruajë vetëm kur ndien se ka vërtet diçka për të thënë. Ky është shkrimtari Zija Çela. Krijimtaria e tij duhet të jetë përherë ndryshe. Gjithnjë dëshiron të shkruajë një libër të ri. Kështu shpreson të ketë ndodhur edhe me më të riun e krijimtarisë së tij, titulluar "SOS një buzëqeshje". Cila është buzëqeshja që duhet shpëtuar? Thotë se shoqëria shqiptare është në depresion të zgjatur. E atij, shkrimtarit që nuk i pëlqejnë shprehjet direkte në letërsi, ka zgjedhur këtë metaforë, për t‘u shprehur. Thotë se në këto kohëra, njerëzimi buzëqesh më pak dhe prandaj ka nevojë ta shpëtojë këtë buzëqeshje. "SOS një buzëqeshje", u promovua dje mes miqsh e të ftuarish. Zija Çela, në bisedën rrëfim, tregon se ky roman, ka 5-6 vjet që është mbjellë tek unë. "Ai ka ardhur duke u rritur deri në momentin që është detyruar të dalë. Pas kësaj, e kam shkruar përreth dy muaj e gjysmë. E pasi përfundon së shkruari, vdes me tekstin. Ditën që e përfundova, e për dy-tre të tjera më pas, isha i bindur se kisha dështuar", thotë shkrimtari.
E megjithatë, ai kërkon buzëqeshjen. Në romanin e tij, në atë që e sotmja vjen edhe nëpërmjet detajeve të së përditshmes. Një prej elementeve që përdoret shumë në roman, është edhe telefoni celular. "Ndodh që çdo mesazh, sms, që dërgon personazhi kryesor kur mbërrin te tjetri, vetiu ai vë buzën në gaz. Sipas meje zemra është një bateri më vete. Është ajo që e transmeton dhe jo thjesht bateria e telefonit. Buzëqeshja për mua është një energji e së mirës. Nuk është e thënë që zemra e njeriut të jetë e jashtëzakonshme. Çdo njeri i zakonshëm ka mundësinë që të transmetojë mirësi pozitive dhe të veprojë në jetë me synimin që duke u përhapur e mira, vetë shoqëria njerëzore bëhet më e mirë. Duke ndodhur e kundërta, pra duke u përhapur e keqja, shoqëria njerëzore do të bëhet më e ashpër dhe meskine", komenton Zija Çela. Për këtë arsye ka zgjedhur edhe sinjalin SOS, i cili përdoret në rastet e një rreziku ekstrem. "Ka mbetur i famshëm për shembull përdorimi i sinjalit SOS nga "Titaniku". Por, shoqëria njerëzore nuk ka nevojë gjithmonë të ndodhet në një anije për t‘u mbytur. Njeriu mund të mbytet edhe në serë, edhe në breg. Por kur ndodh kjo? Kjo ndodh kur shpirti njerëzor vjen duke u zhveshur, kur dominon ana materiale e jetës. Në roman këto të dyja janë në harmoni me njëra-tjetrën", vazhdon më tej ai, duke shpjeguar se Jari Kaçinari, personazhi kryesor i romanit, është nga këta djemtë e rinj, të cilët mund t‘i takosh sot në bulevardet e Tiranës, apo në qytete të tjera. Ai ka një konflikt midis dëshirave që ka zemra e tij dhe mundësive materiale që mund të përmbushë në jetë. Kjo e dyta bëhet dominante, e fillon në këtë mënyrë ndarja tipike në njerëz që synojnë të marrin më shumë dhe në njerëz të cilët janë të kënaqur kur japin. Ky konflikt e çon personazhin kryesor në asgjësimin e tij. "SOS një buzëqeshje" përfshihet nga një frymë e gjithanshme, e cila është njëkohësisht edhe një prej elementeve të shpirtësisë që ka libri. "Këtu ka gjithfarë bankash. Banka depozitash në lekë dhe bankat e tjera (shpirtërore), ku çdo njeri ka një numër llogarie. Zoti është guvernatori i përgjithshëm i kësaj të fundit. Në jetën e përditshme varet se si e shpenzon njeriu këtë pasuri, këtë kapital të jashtëzakonshëm që ka. Disa e shpërdorojnë këtë numër llogarie, me fjalë të tjera e çojnë jetën dëm. Disa nuk e dinë që kjo është pasuria më e shtrenjtë e tyre. A keni vërejtur që në realitete të rralla, siç është tranzicioni që jetojmë ne, shumë njerëzve u bëhet jeta barrë? Përditë e mbartin zvarrë si një gur dhe nuk dinë çfarë të bëjnë me të. Të humbësh sensin e jetës dhe të biesh në dëshpërim, të të vritet shpresa është momenti më i rrezikshëm për një shoqëri njerëzore. Ndoshta ky roman synon të hedhë dritë pikërisht për këtë; për të karikuar shpirtin njerëzor që të ndritë e të ecë përpara". E ndoshta është vërtet kështu. Zija Çela ka dashur të sjellë një roman të ri, të cilin ia kushton shoqërisë shqiptare. E ndoshta, duke qenë se jetojmë në të njëjtin realitet mes dëshirës për të ecur para e dëshirës për të ndalur hapat dhe për t‘i dhënë fund shpresës, shkrimtari Zija Çela ka zgjedhur një fund të hapur për romanin e tij. "Fundi i hapur është karakteristikë e modernitetit në letërsi për ta zbuluar dhe për ta vënë më tepër në lëvizje mendimin dhe fantazinë e lexuesit. Pra, lexuesit duhet t‘i punojë mendja dhe të shprehë dëshirën e vet. Unë lë një dritare hapur". A do të shpëtohet buzëqeshja?