E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për dashurinë me "Trëndafila të bardhë vjeshte"

U promovua dje romani "Trëndafila të bardhë vjeshte" i shkrimtares dhe përkthyeses Meri Lalaj. Pas disa librave në prozë, në poezi dhe përkthime, Meri Lalaj paraqitet para lexuesit shqiptar me këtë roman. Tema është disi e veçantë dhe e parrahur në letrat shqipe: dy njerëz të vetmuar dashurohen me njëri-tjetrin. Mirushi jeton në Prishtinë dhe Zana jeton në Tiranë. Kjo është një dashuri në moshë të vonë dhe në largësi, por asgjë nuk e ndal që të tingëllojë rinore në sajë të bisedave të të dy personazheve. Nëpërmjet fillit të kësaj dashurie, e cila është një simbol që lidh më fort njerëzit e kombit tonë, lidh fort Kosovën me Shqipërinë. Përshkruhen edhe ngjarje me rëndësi për kombin, si ardhja e kosovarëve në vitin 1999, shpallja e Pavarësisë së Kosovës, jeta në kryeqytetin shqiptar vëzhguar me të mirat e të këqijat e saj, gjithashtu i mëshohet fort idesë, se Shqipëria do të bëhet vetëm me dashuri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›