Letërsia perso-iraniane dje dhe sot
Në kuadër të Vitit Ndërkombëtar të Gjuhëve të shpallur nga UNESCO(Organizata Botërore e Kulturës), Fondacioni kulturor "Saadi Shirazi" në bashkëpunim me UNESCO-n dhe Arkivin Qendror të shtetit shqiptar, organizon ditën e mërkurë, më 11 shkurt konferencën shkencore ndërkombëtare me temë "Trashëgimia kulturore perse në Ballkan". Në këtë seminar rajonal do të analizohet dhe evidentohet trashëgimia kulturore perso-iraniane nga e kaluara deri në të tashmen. Ky seminar është një rast mjaft i mirë për të pasqyruar praninë e gjuhës dhe letërsisë, qytetërimit e kulturës perse në përgjithësi në rajonin e Ballkanit. Konferenca organizohet në bashkëpunim me subjekte akademike, kulturore, si dhe ndërkombëtare të atashuara në Tiranë dhe studiues të huaj. Do të trajtohen aspekte të larmishme të këtij argumenti. Gjatë seminarit ndërkombëtar çelet edhe një ekspozitë me dhjetëra dorëshkrimet në gjuhën perse që ndodhen në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë, si edhe punime artizanale iraniane, botime letrare të fondacionit kulturor "Saadi Shirazi" në Shqipëri etj. Pas fjalëve përshëndetëse, drejtori i fondacionit kulturor "Saadi Shirazi" dr. Shahrouz Falahatpisheh do të çelë konferencën, ku do të kumtojnë akademiku Jorgo Bulo, Prof. Nasho Jorgaqi, Prof. Dr. Shaban Sinani, M. A. Anna Rykova (Moskë), M.A. Abdullah Rexhepi (Preshevë), M.A. Luminita Spanu (Bukuresht), Xhevahir Spahiu, poet, prof. dr. Klara Kodra, Dr. Eldon Gjikaj, Mahmood Nasr Isfahani (Teheran), Dr. Shahrouz Falahatpisheh, Prof. dr. Emil Lafe, Prof. dr. Mark Tirta, M.A. Albana Veliaj, Dr. Natasha Rusha etj. Gjithashtu, në këtë seminar do të promovohen edhe dy libra të rinj botuar nga ky fondacion: "Historia e letërsisë perse" dhe "Fjalë të urta perse".