A duhet kërkuar zgjedhje duke u bazuar në Dokumentin e Ahtisaarit?
Autori i Lajmit: red.
Nga:Shqipërim Qeriqi
Në kohët e fundit është bërë shumë zhurmë në mes të opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe pozitës e cila është kundër mbajtjes së tyre. Por, për çfarë zgjedhje bëhet fjalë dhe çfarë pushteti synojnë përmes këtyre zgjedhjeve ata që kërkojnë mbajtjen e tyre? Në bazë të cilit dokument kërkuan të mbahen ato? Ne vend se partitë opozitare të kërkojnë të mbahen zgjedhje për t i marrë kompetencat e plota nga EULEX-i për të qeverisur vetë Kosovën, ata kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve duke u mbështetur ne Pakon e Ahtisaarit, e cila fuqizon rolin e EULEX-it në Kosovë, ndërsa institucioneve në Kosovë iu mundëson të ndërtojnë pushtet të kufizuar në shumë segmente shtetërore si dhe Kosovës ia ruan statusin e shtetit me sovranitet shumë të kufizuar. Nga kjo del, se partitë opozitare në Kosovë i dëshirojnë zgjedhjet, jo për të marrë qeverisjen e plotë të vendit dhe për të ushtruar sovranitetin në tërë vendin, por mbajtjen e zgjedhjeve e arsyetojnë duke u thirrur në dokumente të cilat i japin Kosovës pushtet të kufizuar, por jo sovranitet, i japin vetëqeverisje e jo pavarësi të plotë, i japin Forcë të Sigurisë e jo ushtri, i japin Ministri të FSK-së, por jo Ministri të Mbrojtjes, i japin Ministri të Punëve të Jashtme, që nuk merr dot vendime pa lejen e ndërkombëtarëve, i japin vetëqeverisje vetëm në vendet me shumicë shqiptare, lejojnë të mbahen zgjedhje, por jo referendum për vetëvendosje etj. Të gjitha këto kufizime dhe padrejtësi dalin nga Dokumenti i Ahtisaarit, në të cilin thirren partitë politike (opozita) për mbajtje të zgjedhjeve. Por, edhe partitë politike, që sot janë në pushtet, me gjithë këto kufizime, me gjithë këto kompetenca të kufizuara, nuk synojnë për zhvlerësim të këtij dokumenti (kërkojnë zëshëm zbatimin e tij), por duan pushtet pa shtet të mirëfilltë, duan privilegje e jo kompetenca, thirren në privatizim e rimëkëmbje ekonomike, duke i dërguar të hollat jashtë vendit etj. Pajtohen me bartje të kompetencave nga UNMIK-u deri te EULEX-i, por jo edhe te vendorët. Në Kosovë në të njëjtën frymë punon si pozita ashtu edhe opozita. Në të dy rastet bëhet fjalë për një qëllim të vetëm: marrje të çfarëdo pushteti, duke respektuar edhe dokumente që janë të dëmshme për Kosovën. Pra, ajo që i bashkon në një pikë të dyja është: marrja e pushtetit e jo bërja e shtetit, pajtimi me kufizimet që i ka Kosova dhe jo përpjekja për heqjen e tyre. Pra, janë për ta ruajtur pavarësinë e mbikëqyrur dhe të kufizuar me sovranitetit të cunguar dhe nuk përpiqen për ta bërë të plotë atë. Duhet ta kuptojnë të gjithë, se zbatimi i pakos së Ahtisaarit është ç veshje nga kompetencat, largim i Kosovës nga të qenit shtet me sovranitet të plotë dhe mohim i të drejtës së popullit tonë për të vendosur vetë. Prandaj, as zgjedhjet dhe asgjë nuk duhet të bazohet në këtë dokument i cili është në kundërshtim me vullnetin e popullit, por duhet punuar dhe vepruar ne drejtim te forcimit të së drejtës për liri dhe vetëvendosje.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2009