Uidhers: Vota e të rinjve mund të sjellë ndryshimin
Autori i Lajmit: Suela Topi
Jeni ju ata që me votë zgjidhni mënyrën sesi doni të qeveriseni. Kështu iu është drejtuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uidhers të rinjve në Universitetin e Tiranës. Uithers mori pjesë në një leksion mbi demokracinë dhe rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse në këtë universitet. Sipas ambasadorit amerikan të rinjtë duhet të marrin në dorë të ardhmen e tyre që duhet të ndryshojë dhe sipas tij ky ndryshim realizohet me anë të votës. Më tej ambasadori amerikan bëri thirrje që të përfundojë në kohë infrastruktura zgjedhore dhe vuri theksin tek rëndësia e përfshirjes së grave në listat e kandidatëve. Uithers komentoi rëndësinë e pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Edhe ndërhyrjet e herëpashershme në Kushtetutë janë parë me sy kritik nga ambasadori amerikan i cili ka pohuar se për SHBA-në Kushtetuta është e shenjtë.
Votimi i të rinjve
“Ju të rinjtë shqiptarë keni mundësinë të shprehni vullnetin tuaj në zgjedhjet që do të zhvillohen në verë, por ajo që është më e rëndësishme është ajo që ju duhet të bëni pas zgjedhjeve. Nëse ka dikush që mund ta ndryshojë botën, ata jeni ju. Unë ju sugjeroj ta provoni dhe të votoni”, - iu është drejtuar ambasadori të rinjve në Universitetin e Tiranës. Uidhers ka theksuar më tej rëndësinë e infrastrukturës zgjedhore në një garë elektorale duke e krahasur atë me rëndësinë e fushës për sportistët. “Ajo që do të thoja është që duhet të ndërtohet infrastruktura, duhet të përfundojë stadiumi. Eventualisht dhe të gjitha vendet e stadiumit duhet të mbushen. Por mendoj që pyetja e vërtetë që bëhet tani është se kush janë sportistët. Nuk mendoj se duhet që domosdoshmërisht të kesh një stadium për të mbajtur një garë. E dini që atletët më të njohur në botë, vijnë nga vendet më të varfra, atletët nga Etiopia për shembull, që nuk kanë as këpucë për të veshur ndërsa marrin pjesë në garë. Por ata stërviten me vendosmëri, gjithashtu vendosin që të marrin pjesë në garë”, – u shpreh ai. Ambasadori i SHBA-së në Tiranë përsëriti apelin drejtuar institucioneve përgjegjëse për përfundimin në kohë të infrastrukturës zgjedhore për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. “Duhet të ndërtohet infrastruktura zgjedhore dhe në këndvështrimin tim një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj infrastrukture do të realizohet pas pak javësh, kur Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO-s. Në një kohë kur lëvizjet integruese të Shqipërisë në demokracitë më të mirëthemeluara të botës, afrohen gjithnjë e më pranë, ne kemi në Shqipëri një sërë programesh, qëllimi i së cilave është ndihma për ndërtimin e demokracisë”, - tha diplomati amerikan.
Gjyqësori
Më tej ai ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit e cila sipas tij nuk e bën demokracinë të vështirë, përkundrazi e bën atë të shkëlqyer. Madje Uidhers në mënyrë indirekte i ka bërë thirrje Qeverisë të zbatojë vendimet e gjykatës. “Askush nuk thotë se demokracia është e lehtë. Detyrim është që secili prej pushteteve të kryejë rolin e pavarur që i takon për të arritur një gjendje të mirë për kombin. Për shembull nëse Gjykata e Lartë në Amerikë shpall jokushtetues një ligj të Kongresit, është detyra e Ekzekutivit dhe e legjislativit që të sjellë një ligj tjetër që përmbush kërkesat e gjykatës. Nëse Ekzekutivi dhe legjislativi besojnë se do të ndryshojnë këtë ligj për të përmbushur standardet, mund ta bëjnë këtë gjë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kushtetuta është dokumenti më shenjtë që ekziston. Në SHBA nuk luhet me Kushtetutën”, - theksoi ai.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2009